Barack Obama: Shteti Islamik do të humbë

Barack Obama: Shteti Islamik do të humbë

Barack Obama: Shteti Islamik do të humbëPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se militantët e Shtetit Islamik (IS) “do të humbin”.“Koalicioni ynë është në ofensivë. Shteti Islamik është në ofensivë dhe ai do të humbë”, ka thënë Obama në një adresim në Shtëpinë e Bardhë.

Të mërkurën, ai ka dërguar në Kongres planin që autorizon përdorimin e kufizuar të forcave tokësore kundër militantëve të Shtetit Islamik për tre vjet.

Obama ka paralajmëruar kundër zvarritjes së SHBA-së në një tjetër luftë të zgjatur në terren dhe u ka bërë thirrje ligjëvënsve të tregojnë një front të bashkuar.

Shtetet e Bashkuara janë duke kryer sulme ajrore kundër IS-it që nga viti i kaluar, në koalicion me vende të tjera.

Kjo është hera e parë që një president i SHBA-së kërkon miratimin e Kongresit për përdorimin e forcës ushtarake prejse presidenti George Bush, në vitin 2002, ka bërë një gjë të tillë për ndërhyrjen në Irak.