Barack Obama: Premtim për përfundimin e luftës në Afganistan

Barack Obama: Premtim për përfundimin e luftës në Afganistan

 Barack Obama: Premtim për përfundimin e luftës në AfganistanPresidenti amerikan, Barack Obama, u ka premtuar forcave të Shteteve të Bashkuara se lufta në Afganistan do të përfundoj në fund të këtij viti.

Zoti Obama e ka bërë një vizitë të papritur mbrëmë në Bazën ajrore amerikan në Bagram të Afganistanit, për t/rel/a festuar së bashku me ushtartët Ditën e Përkujtimit.

Obama u tha ushtarëve se lufta është në një moment vendimtar, pasi forcat e Afganistanit po e marrin përgjegjësinë primare për sigurinë e vendit të tyre.

Presidenti amerikan, Barack Obama, poashtu, tha se shpreson që Uashingtoni ta nënshkruaj marrëveshjen për siguri me Kabulin, pasi të inaugurohet presidenti i ri i këtij vendi.

Presidenti i deritashëm afgan, Hamid Karzai, ka refuzuar ta nënshkruaj këtë marrëveshje, e cila parasheh që në Afganistan të mbetet një kontigjent i vogël i ushtarëve amerikanë për trajnim dhe misione kundërterroriste edhe pas këtij viti.