Barack Obama do të vizitojë Arabinë Saudite

Barack Obama do të vizitojë Arabinë Saudite

Barack Obama do të vizitojë Arabinë Saudite Presidenti amerikan, Barack Obama, do të vizitojë në mars Arabinë Saudite, aleat i vjetër i SHBA-së me të cilën marrëdhëniet janë acaruar nën sfondin e Pranverës Arabe dhe të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

”Presidenti amerikan do të kryejë vizitën e dytë gjatë presidencës së tij në mbretërinë saudite ku do të flasë për sigurinë dhe bashkëpunimin me mbretin Adballah, më pas do të kryejë një tur evropian që do të zgjasë deri në fund të marsit”, sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.