|

Bar-kafenetë dhe hotelet, bizneset më fitimprurëse

Bar-kafenetë dhe hotelet, bizneset më fitimprurëseBizneset që ushtrojnë aktivitet tregtar në hoteleri dhe bar  restorante kanë dhënë kontributin më të madh në ekonomi gjatë  vitit të kaluar.

Sipas raportit të  publikuar dje nga INSTAT, ndër-marrjet me aktivitet tregtar dhe  hotele, bar-kafe e restorant zunë  59.6 për qind, të totalit të regjistruar. S

ipas këtyre të dhënave  në fund të vitit 2012, ishin aktive  106,837 ndërmarrje dhe gjysma  e tyre janë përqendruar në qar-qet Tiranë e Durrës. Kur hapet një  biznes i ri, subjektet synojnë të  hapin këto aktivitete, pasi i konsiderojnë më fitimprurëse.

Aktiviteti tregtar vazhdon të jetë më  i preferuari në vendimmarrje për  një aktivitet të ri dhe përfaqëson  40.9 për qind të ndërmarrjeve.  Vetëm 15.6 % mbulojnë në numër  prodhuesit e të mirave (bujqësia  dhe peshkimi, industria dhe ndërtimi, por ato punësojnë rreth 26.3  % të të punësuarve të ndërmarrjeve.

Mbizotërimi i prodhuesve të  shërbimeve (tregti, hoteleri, kafe,  transport) është një dukuri në të  gjitha qarqet, dhe luhatet nga 80  deri në 87 për qind në qarkun e  Tiranës. Numri i të punësuarve në  këto ndërmarrje nuk është shumë  i madh, ai varion në rreth 90.2 %  të ndërmarrjeve me 1-4 të punësuar. Pjesa më e madhe, 67 %,  janë me vetëm 1 të vetëpunësuar.

Sipas të njëjtit raport, mësohet se  ndërmarrjet e mëdha, me 50 e më  shumë të punësuar, përfaqësojnë në numër më pak se 1 %, por  kontributi i tyre në punësim në  ndërmarrjet jo bujqësore është  shumë i ndjeshëm, 38.8 %. Vitin  e kaluar numri i ndërmarrje të re-ja u rrit me 12.2 %, ku regjistruan  12,828 ndërmarrje të reja.

Qarku  i Shkodrës ka pasur shkallën më  të lartë, 14.1 për qind, kurse qarku  Dibrës më të ultën, 6.9 për qind,  68.6 % e ndërmarrjeve të reja  ushtrojnë aktivitetin e tyre në qar-qet Tiranë, Durrës, Vlorë e Fier. Afro 33.5 për qind e aktivitetit treg-tar e shërbimeve të tjera kryesisht  arsim, shëndetësi menaxhohen  nga femrat. Në qarkun e Tiranës  30.2 për qind e ndërmarrjeve menaxhohen nga femrat