|

Banks dhe Yayo të kthehen në skenë

Kolegët e 50 Cent te G-Unit, Lloyd Banks dhe Tony Yayo, kanë siguruar fansat e tyre se albumi i tyre më i ri do të lansohet së shpejti pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me gjigantin e regjistrimeve muzikore EMI.

Hip-Hop yjet ishin pa ‘shtëpi’ të tyre pasi u larguan nga Interscope Records, ku janë dhe 50 Cent, Eminem, Dr.Dre, por tani dyshja duket se ka nënshkruar një marrëveshje marketingu me EMI.

“Është mjaft mirë të shoh se EMI është i interesuar për projektin tim. Ata kanë pasionin dhe energjinë të cilën nuk e kam parë kohëve të fundit”, theksoi Banks.

Lloyd Banks pritet ta lansojë albumin e tij “The Hunger For More 2” më 23 nëntor, kurse Yayo pritet që të ‘godasë’ top listat në muajt e parë të vitit 2011.

Etiketa: , , ,

Komentoni