Banka e Shqiperise: Asnje shprese per ndaljen e krizes ekonomike

Banka e Shqiperise: Asnje shprese per ndaljen e krizes ekonomike

Banka e Shqiperise: Asnje shprese per ndaljen e krizes ekonomikeBanka e Shqiperise ka paralajmeruar per here te pare se kriza ne ekonomine shqiptare do te zgjase edhe per disa vjet te tjera duke zbehur shpresat per nje ringritje te shpejte.

Ne raportin e fundit te politikes monetare Banka thote se skenari baze i zhvillimit te ekonomise shqiptare eshte ai i nje rritjeje ekonomike te ngadalte ne horizontin afatmesem.

Sipas Bankes, kjo pasi ekonomia do te vazhdoje te vuaje nga kerkesa e dobet edhe gjate viteve ne vijim. Por cilat do te jene efektet e kesaj krize te gjate? Ekspertet e Bankes parlajmerojne se rritja e ngadalte ekonomike kercenon fillimisht stabilitetin e financave te vendit duke tkurrur ritmin e te ardhurave ne buxhet.

Ndaj sipas tyre qeveria duhet te beje kujdes me planifikimin e buxhetit per te mbajtur nen kontroll financat e shtetit. Por nuk jane vetem financat e Qeverise ato qe kercenohen nga kriza. Sipas Bankes, tashme edhe bizneset jane te rrezikuar dhe madje edhe agjentet e tregut financiar.

“Ecuria e ngadalte e aktivitetit ekonomik ne vend do te kerkoje kujdes te vazhdueshem nga bizneset dhe agjentet financiare per shendetin e bilanceve te tyre,” paralajmeron raporti.

Qe nga 2009-a pasojat e krizes ne ekonomia kane ardhur duke u thelluar. Fillimisht rritja ekonomike u pergjysmua nga 6 ne 3 per qind, ndersa ne vitin e kaluar ajo ra ne 1.6 per qind. Por pertej ngadalesimit te forte, institucionet e specializuara se fundmi kane ngritur shqetesimin se kriza ka demtuar edhe burimet e rritjes se ekonomise.

Pas FMN fillimisht dhe Bankes Boterore me vone, se fundmi edhe Banka e Shqiperise i ka korrektuar vleresimet e per rritjen potenciale te ekonomise nga 6 ne 3 per qind. Qe do te thote se edhe pasi kriza te kete kaluar, zhvillimi ekonomik i vendit do te jete shume me i ngadalte se me pare.