|

Banka Botërore i fal borxhet Haitit

Banka Botërore anuloi dje të gjitha borxhet e mbetura të qeverisë së Haitit ndaj Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar, organi ekzekutiv i bankës.

Borxhi i Haitit arrinte në 36 milionë dollarë. Në një deklaratë të Bankës Botërore theksohej se anulimi i borxhit të Port Au Princ u arrit falë kontributeve të Italisë, Belgjikës, Kanadasë, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Irlandës, Japonisë, Hollandës, Norvegjisë, Spanjës, Suedisë dhe Zvicrës.

Haiti tashmë nuk i detyrohet më asgjë Bankës Botërore, ndërkohë që kjo e fundit, pas tërmetit shkatërrimtar të janarit, vuri në dispozicion të autoriteteve haitiane fonde deri në 479 milionë dollarë deri në qershor të vitit 2011.

“Anulimi i borxheve të Haitit është vetëm një pjesë e përpjekjeve tona për të mbështetur rindërtimin e vendit dhe për këtë do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë vendase dhe partnerët ndërkombëtare, për të mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin afatgjatë”, deklaroi presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick.

Lajme të ngjajshme:

  1. Qeveria i jep blerësit të Distribucionit përqindje për borxhet
  2. Rusia pranohet në Organizatën Botërore të Tregtisë
  3. Ekonomia botërore është në rrezik

Etiketa:

Komentoni