Ban Ki-moon vlerëson rezultatet e dialogun Kosovë-Serbi

Ban Ki-moon vlerëson rezultatet e dialogun Kosovë-Serbi

Ban Ki-moon vlerëson rezultatet e dialogun Kosovë-SerbiSekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, ka preferuar që në raportin e radhës për Kosovën, pos raportimit për tre muajt e kaluar të flasë më shumë për vitin 2013, dhe të arriturat në dialogun e këtij viti.

Në kopjen e raportit që të premten u është dorëzuar shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, Ban Ki-moon, ka lavdëruar të arriturat e dialogut, por ka kërkuar që sa më shpejt të konstituohen komunat e reja dhe asociacioni i komunave.

“Viti 2013 ishte vit i të arriturave të mëdha”, shkruan Ban.

“Vendosmëria e lidershipit të fuqishëm në Prishtinë dhe Beograd ka mundësuar progres të madh në normalizimin e marrëdhënieve”.

Sipas tij, të arriturat, siç janë zgjedhjet, duhet të kapitalizohen sa më shpejt.

“Përpjekjet duhet të vazhdojnë që të konsolidohen këto të arritura kritike të vitit të kaluar me pajtim rajonal, stabilitet dhe prosperitet. Suksesi i mbajtjes së zgjedhjeve, përfshirë veriun e Kosovës, kanë hapur mundësitë për një dinamikë tjetër politike… Progres i hershëm duhet sidomos në themelimin e Asociacionit – Bashkësisë së Komunave Serbe”, ka shkruar sekretari i OKB-së. /Tribuna/