Bamir Topi ‘i japin fund krizës
Presidenti i Republikës Bamir Topi i kërkoi sërish palëve që të gjejnë zgjidhjen për situatën politike dhe t’i japin fund krizës.
Duke kërkuar që zgjidhja të vijë përmes dialogut dhe zbatimit të Kushtetutës, kreu i shtetit theksoi se në tryezën e presidentit nuk ka negociata.
Edhe më parë kreu i vendit ka bërë thirrje për gjetjen e marrëveshjes si dhe nuk ka pranuar organizimin e tryezave prej tij që nuk do të kenë si fund suksesin.