Balotelli qëndron te City

Balotelli qëndron te City

Balotelli qëndron te CityZërat për një lamtumirë të mundshme të tijën nuk shuhen, por raportet tashmë të ftohta me Roberto Mancini-n të lënë të kuptosh se Mario Balotelli e Manchester City kanë prej kohësh mosmarrëveshje.

Megjithatë, ka një zë që del kundër “korit”, është pikërisht ai i sheikut dhe padronit të “Citizens”, Mansour, i cili ka thënë për “The Sun”: “Besoj se Balotelli duhet të qëndrojë, por shumë gjëra varen prej tij. Duhet të kemi parasysh se Mario ka qenë një investim i rëndësishëm për ne”.

“Ky klub, – ka shtuar më pas Mansour, – nuk i hedh tutje kapitalet e investuara”. Sa i përket raporteve mes tij e lojtarit, ai sqaron: “Janë shumë të mira”.

Kujtojmë se aktualisht për Balotelli-n ka vetëm një mundësi, që të largohet nga Manchester City, pikërisht ajo e rikthimit në Itali në formë huazimi te Milan, ekip që mendon prej kohësh për të si një përforcim i rëndësishëm në sulm.

Problemi, siç kanë theksuar shpesh herë Berlusconi dhe Galliani, janë shpenzimet e tepruara dhe të papërballueshme që SuperMario “mbart me vete”.