“Balotelli? Më parë duhet të vendosë Inter”

“Balotelli? Më parë duhet të vendosë Inter”

“Balotelli? Më parë duhet të vendosë Inter” Në këtë merkato dimërore, Inter rimendon për Balotelli-n. Sulmuesi i City-t, të cilin e ndjek prej kohësh Milan, mund të rikthehet në klubin nga ku “lindi” si futbollist.

Konfirmimi vjen nga drejtori sportiv, Piero Ausilio: “Në lidhje me Balotelli-n ekziston një e drejtë e parashkruar: në momentin që City do të vendoste ta shiste, ne do të vendosnim nëse do ta aktivizonim këtë opsion apo jo”.

Inter mund të risjellë në shtëpi Supermarion, duke barazuar ofertën e çdo klubi tjetër të interesuar për këtë lojtar.

“Teknikisht, – vazhdon Ausilio në intervistën e tij për mediat italiane, – Mario mund të përshtatet në krah të çdo lloj sulmuesi”.

Me pak fjalë, kushdo që kërkon të sigurojë shërbimet e Balotelli-t, duhet t’i bëjë llogaritë me Inter-in. Edhe kushurinjtë kuqezi, të cilët në orët e fundit duken më larg lojtarit, pas deklaratave të Berlusconi-t.

Cavani: “Balo? Ka gabuar, por mbetet kampion”

Pas elozheve të Walter Mazzarri-t, një tjetër “napolitan” si Edinson Cavani i shtrin dorën Mario Balotelli-t: “Një mollë e kalbur? Të gjithë mund të gabojnë, por ai është një lojtar i madh. E ka treguar se është një kampion dhe do të më pëlqente të luaja përkrah tij”. /tch/