Mario_Balotelli

Balotelli i ofrohet Romës

Manchester City raportohet se ia ka ofruar Romës sulmuesin problematik Mario Balotelli.

Gazzetta dello Sport shkruan se agjenti i Balotellit, Mino Raiola, ka bërë kontakte me drejtorin sportiv të Romës, Walter Sabatini, gjatë javës së kaluar, për t’ia ofruar lojtarin në formë huazimi për sezonin e ardhshëm.

Sabatini ka refuzuar mundësinë e transferimit, duke thënë se paga e Balotellit është shumë e lartë për Giallorossët.

Balotelli shënoi njërin nga tre golat e fitores së djeshme të Cityt ndaj ish-klubit të tij Inter, por raporti i tij me menaxherin Roberto Mancini mbetet jo i mirë pas përplasjes mes tyre në Los Angeles.