balla-azilk-euml-rkuesit-kosovar-euml-n-euml-hungari-do-t-euml-kthehen-n-euml-kosov-euml_hd

Balla: Azilkërkuesit kosovarë në Hungari do të kthehen në Kosovë

balla-azilk-euml-rkuesit-kosovar-euml-n-euml-hungari-do-t-euml-kthehen-n-euml-kosov-euml_hdMinistri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla. Ky i fundit theksoi se autoritetet e Hungarisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që kërkojnë azil, u ofron kushtet standarde për jetesë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative ata qytetarë kthehen në Kosovë.

Hyseni e njoftoi ambasadorin Balla me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u fokusuar në veçanti në adresimin e sfidave të sundimit të ligjit dhe sigurisë në mbarë territorin e vendit.

Gjatë takimit u bisedua edhe për numrin e madh të azilkërkueseve kosovarë të cilët po qëndrojnë në Hungari.

Ambasadori i Balla, theksoi se autoritet e shtetit të Hungarisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që kërkojnë azil, u ofrohen kushtet standarde për jetesë, ndërsa menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative ata qytetarë kthehen në Kosovë. /Telegrafi/