Bale lojtari më i shtrenjtë në botë

Bale lojtari më i shtrenjtë në botë

Bale lojtari më i shtrenjtë në botëCristiano Ronaldo i ka ditët ë numëruara sa i përket epitetit të lojtarit më të shtrenjtë në botë. Ngase, shumë shpejt ky privilegj pritet t’i takojë uellsianit Gareth Bale.

Ylli portugez ishte transferuar në vitin 2009 nga Manchester Unitedi në Real Madrid për një shumë rekorde prej 96 milionë eurosh.

Kjo shumë nuk ka mundur të thyhet deri tash, por pas katër vjetësh, duket se gjërat do të ndryshojnë.
Real Madridi është i interesuar që gjithsesi ta transferojë mesfushorin e Tottenhamit në Santiago Bernabeu.

Oferta e fundit e ‘Los Blancos’ për Spurs është: 60 milionë euro + kartonin e Angel Di Marias dhe Fabio Coentraos. Argjentinasi vlerësohet 30 milionë euro, kurse portugezi 20 milionë, që nënkupton se oferta e Realit është e barabartë me 110 milionë.

Mirëpo, klubi anglez nuk lëshon ende pe, pasi që i kërkon 120 milionë euro për Balen. Sidoqoftë, ky transfer mund të kryhet për shumën 100-110 milionë euro, duke i thyer të gjitha rekordet e deritashme.