Balaj shënon sërish për Rijekën

Balaj shënon sërish për Rijekën

Balaj shënon sërish për RijekënPas debutimit pa gol në takimin e javës së kaluar ndaj Istras, Balaj la shenjën e tij në përballjen mes Rijekës dhe Hajdukut të Splitit.

Bekim Balaj nuk di të ndalet. Pasi arriti të gjente rrugën e rrjetës që në ndjeshjen e parë zyrtare me fanellën e Rijekës, pikërisht në sfidën e kupës ndaj Lokomotivës së Zagrebit, sulmuesi shqiptar u zhbollkua edhe në kampionatin kroat.

Pas debutimit pa gol në takimin e javës së kaluar ndaj Istras, Balaj la shenjën e tij në përballjen mes Rijekës dhe Hajdukut të Splitit që përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të skuadrës së sulmuesit shkodran. Ishte minuta e 13-të e takimit kur Bekim Balaj përfitoi nga një largim jo i mirë i topit nga një mbrojtës kundërshtar dhe me një goditje të bukur nga jashtë zone mposhti portierin e Hajdukut.

Dy golat e tjerë për ekipin që drejtohet nga trajneri slloven Matjaz Kek i shënoi mesfushori Vedran Jugovic në minutat 2 dhe 84 por finalizimi i 24-vjecarit shqiptar rezultoi me të vërtetë përcaktues në suksesin e Rijekës pasi i coi shifrat në 2-0 duke hipotekuar fitoren e skuadrës vendase.

Me këtë triumf Hnk Rijeka u ngjit në kuotën e 46 pikëve, dhe pas 21 javëve kampionat pozicionohet e dyta me vetëm 9 pikë më pak se kryesuesit e Dinamos së Zagrebit. Bekim Balaj u transferua te skuadra kroate në Janar të këtij viti dhe në 3 ndeshje mes kupës dhe kampionatit me Rijekën ka arritur të realizojë 2 gola, duke i dhënë sinjale të mira edhe trajnerit të kombëtares kuqezi Gianni De Biasi për ndeshjen e ardhshme ndaj Armenisë që do të zhvillohet në datën 29 Mars.