Bakteriet e Siberise janë të afta të jetojnë në Mars

Bakteriet e Siberise janë të afta të jetojnë në Mars

Bakteriet e Siberise janë të afta të jetojnë në MarsGrupi i shkencetarëve amerikano-ruse zbuloi në zonen e ngricës së përjetshme në Siberinë Lindore bakteriet e llojit Carnobacterium, të cilat janë të afta të rriten në temperatura, trysni dhe përqendrim oksigjeni të njëjta me ato të atmosferës së Marsit.

Puna shkencore u botua në revisten “Proceedings of the National Academy of Science”.

Shkencëtaret rriten kolonitë e bakterieve në temperaturë 28 grade Celsius në atmosferen normale dhe vetëm pastaj i testuan ato nën kushtet marsiane, në të cilat rezultoi se ishin në gjëndje të rriteshin gjashtë lloje prej tyre.

Një prej bakterieve në kushte të tilla u rrit madje edhe më mirë se sa nën trysni normale dhe në atmosferë oksigjeni. Kushtet e Marsit, megjithatë, ndryshojnë edhe për nga nivelet e larta të rrezatimit kozmik.