Bajramaj mund të futet në histori
Mesfushorja kosovare Fatmire Bajramaj mund të bëhet futbollistja e parë që fiton Ligën e Kampionëve të femrave me tri skuadra të ndryshme, shkruan faqja zyrtare e UEFA-s të premten.
Bajramaj ka fituar Ligën e Kampionëve me Duisburgun në vitin 2008 dhe me Turbine Potsdamin në vitin 2009. Ajo gjendet në finale të “Championsit” këtë edicion, ku skuadra e saj Frankfurt do të ndeshet me Olympique Lyonin më 17 maj në Mynih.
Bajramaj njëherësh është edhe futbollistja e parë që do të luajë në katër finale radhazi të Ligës së Kampionëve. Ajo luajti edhe në finalen e edicionit të kaluar, ku pësoi me Potsdamin nga Lyoni.
HE LUJA FATMIRE LUJA BRE LUM KOSOVA DHE SHQIPTARIJA QITEKA
VEQ SUKSESE
PERPARA SE TIJE MBRETNESHA E FUTBOLLIT SHQIPTARO KOSOVARE
BRRAVO VEQPERPARA URIME EDHE ME MASHUM FITORE TE LUMT SE TE KEMI SHOTE GALIC DIKUSH ME PUSHK DIKUSH ME PEN DIKUSH ME FUTBALL TI DO SHPALLESH NE HISTORIN E EVROPAES BOTES DHE KOSOVES PERSHENDETJE PER FATMIREN FUTBOLOISTEN TON TE SHEKULLIT ZOTI TE BEKOFT FATMIRE BAJRAMAJ NE MBURREMI ME JU .FLM KALINI SA MA BUKUR