Rexhepi s'mërzitet se ku shkuan paratë

Bajram Rexhepi s’mërzitet se ku shkuan paratë

Rexhepi s'mërzitet se ku shkuan paratëMinistrit të Punëve të Brendshme (MPB), Bajram Rexhepi, nuk i bën fare përshtypje fakti se një pjesë e parave që do të duhej të përfundonin te kompania austriake për prodhimin e pasaportave, OeSD, janë transferuar te kompanitë private ndërtimore.

Gjatë një takimi me gazetarë, që ai e ka ftuar për t’u qartësuar rreth “prapaskenave” për dhënien e tenderit për pasaporta biometrike, Rexhepi ka thënë se ka qenë i informuar për këtë “detaj”, por nuk i ka interesuar shumë, shkruan gazeta “Zëri”.

Këtë konferencë për shtyp ai e ka organizuar vetëm pak ditë pas deklaratave që i ka dhënë për medie ish-drejtori i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, Besnik Berisha, i cili ka thënë se në njërin prej takimeve që ministri Rexhepi e ka pasur me zyrtarët e lartë të MPB-së ua ka treguar atyre historitë e transferit të parave, nga xhirollogaria e kompanisë nënkontraktore te dy kompani ndërtimore, njëra që merret me pllaka qeramike dhe tjetra me beton. /