Badstuber deshiron te rikthehet sa me shpejt

Badstuber deshiron te rikthehet sa me shpejt

Badstuber deshiron te rikthehet sa me shpejtMbrojtesi i Bayern Munchen dhe i perfaqesueses gjermane, Holger Badstuber i cili u demtua me 30 nentor, gjate ndeshjes kunder Borussia Dortmund synon te rikthehet ne fushe sa me shpejt.

Mbrojtesi ka filluar fazen e rikuperimit dhe cdo dite ne ambientet e klubit bavarez ai kryen ushtrime per gjurin.

“Pas operacionit te kryer ne fillim te dhjetorit kisha dhimbje por tani nuk kam me. Mund ti jap makines dhe mund te eci per disa minuta pa paterica. Cdo dite ne ambientet e klubit nen pranine e stafit mjekesor une kryej ushtrime per gjurin. Dua te rikthehem ne fushat e lojes gjate fazes se dyte por pa nxituar. Nuk i sherben askujt nese une kthehem ne fushe pa u rikuperuar plotesisht. Dot e jete stafi mjekesor dhe trajneri ata qe do te vendosin”, ka deklaruar Badstuber.

Trajneri i Bayern, Heynckes pati deklaruar se ai mendon se Badstuber do te rikthehet ne fund te sezonit. Edhe vete mbrojtesi mendon keshtu. “E rendesishme eshte qe te mos nxitojme. Besoj se ne ndeshjet e fundit te sezonit une do te jem i gatshem por nese nuk arrij atehere nuk ka problem. Une jam i demtuar dhe e pranoj kete. Sezonin e ardhshem do te jem me ne forme se kurre”, ka perfunduar mbrojtesi 23 vjecar.

Rafinha nuk do te shkoje ne Brazil
Edhe pse eshte rezerve ne skuadren e Bayern, mbrojtesi brazilian Rafinha nuk deshiron te largohet nga klubi bavarez, per me teper te rikthehet ne Brazil. 6 here eshte aktivizuar Rafinha ne fazen e pare te sezonit dhe vetem 1 here si titullar ne skuadren e Bayern. Ne shumicen e rasteve ai ka zevendesuar kapitenin Lahm ne minutat e fundit te takimit kur rezultati i ndeshjes ka qene i sigurte. Por dhe roli i te qenit lojtar rezerve duket se i pelqen brazilianit i cili ka deklaruar se nuk deshiron te largohet nga Bayern.

“Nuk do te largohem nga Bayern. Kam refuzuar disa oferta nga klube braziliane psi une ndihem mire ne Mynih dhe jam pjese e nje skuadre fantastike. Per momentin nje rikthim ne vendlindje nuk eshte ne mendjen time”, ka deklaruar Rafinha, kontrata e te cilit perfundon ne qershor te vitit 2014.