AVB: Bale, yll i futbollit botëror

AVB: Bale, yll i futbollit botëror

Pas tripletës kundër Aston Villas në ndeshjen e fundit të Premier Leagues, trajneri i Tottenham Andre Villas Boas e ka cilësuar uellsianin Gareth Bale si një prej yjeve të futbollit botëror.

23-vjeçari vulosi triumfin 4-0 të skuadrës së tij pas golit të Jermain Defo në pjesën e dytë dhe arriti në kuotën e 10 golave sezonalë.

“Ai rreshtohet mes më të mirëve. Po tregon aftësi dhe talent të një lojtari jonormal. Vazhdon të përmirësohet dhe mos harroni se është vetëm 23 vjeç dhe e pret një karrierë e madhe përpara. Nuk kam frikë ta quaj një yll të futbollit botëror”, deklaroi tekniku portugez.