Avancon kanceri në QKUK

Avancon kanceri në QKUK

Avancon kanceri në QKUKKa një muaj që pacientët e sëmurë me kancer të cilët i nënshtrohen kemioterapisë po përballen me mungesë më të theksuar të barnave esenciale për këtë terapi në Institutin Onkologjik të QKUK-së.

E përderisa një pjesë e tyre po ia dalin të blejnë terapinë nga xhepi i tyre, një numër pacientësh janë të detyruar të prishin rendin e protokollit të trajtimit si pasojë e pamundësisë financiare për të siguruar këtë terapi “shumë të shtrenjtë”,shkruan koha ditore.

Kurse mungesa e barnave që kryesisht janë citostatikë, konfirmohet edhe nga vetë doktorët e këtij instituti, sipas të cilëve gjatë janarit kanë pasur në dispozicion vetëm një të tretën e tyre bazuar në listën esenciale.