porsche-pare

Automobilë Legjendarë

Porsheja e Parë

porsche-pare

Historia e Porshes fillon që më 1898 – me një automjet elektrik. Ferdinand Porsche, atëherë 23 vjeç, themelues legjendar i dinastisë së automjeteve sportive ishte konstruktori i P1 – një lloj pajtoni me motor elektrik. Më shumë se 100 vjet automjeti qendroi i zhdukur, tani u gjet në një hambar. Shpejtësia e zakonshme e udhëtimit besohet se ka qenë 25 kilometra në orë.

Brumbulli – një automjet për popullin

Tip 60 (W30) quhej prototipi i Volkswagen-it të mëvonshëm “Brumbull” të vitit 1937. Ferdinand Porsche mori pjesë në konstruktimin e automjetit. Ideja për zhvillimin e këtij automjeti lidhet me objektivin e Gjermanisë hitleriane për një automjet, të cilin të mund ta blinin të gjithë. Ky tip u prodhua deri në vitin 2003. 21,5 milionë automjete të këtij tipi u shitën, automjeti më i shitur në botë.

Trabant

Trabant quhej seria e veturave që u ndërtuan prej vitit 1958 në RDGJ. Ato u prodhuan në VEB Zwickau. Si një automjet i vogël i kompletuar dhe i prodhuar në numër të madh, “Trabi” mundësoi ecjen me veturë të shtresave të gjera të popullit. Ky automjet u zhvillua pak si sistem, kështu që më vonë pasqyronte edhe ngurtësimin e ekonomisë së RDGJ.

Simbol i përparimit

Modeli T i prodhuesit të SHBA Ford, i quajtur edhe “Tin Lizzie” ishte deri në 1972 automjeti më i shitur në botë. Pas kësaj, ky titull kaloi te Brumbulli i VW, më vonë te Golfi i Volkswagen. Mes viteve 1908 dhe 1927 në SHBA u prodhuan 15 milionë automjete. Ky automjet teknikisht shumë i thjeshtë ka një vlerë të lartë simbolike. Prandaj sot vazhdojnë të ekzistojnë ende dhjetëra mijëra ekzemplarë.

I shpejtë si era

14 nëntor 1945: me gjithë kushtet e vështirësuara prej Luftës së Dytë Botërore, Daimler Benz punon për prodhimin e një automjeti, që do të shënonte një rekord të ri shpejtësie. Modeli i Mercedesit kishte 3000 kuaj fuqi dhe duhej të ecte me 450 km në orë.

Mbretëresha franceze e rrugëve

CITROEN DS (frëngjisht: Perëndesha) është krahas 2 CV (Rosa) legjenda më e madhe automobilistike e Francës. Ky automjet u prodhua midis viteve 1955 dhe 1975 dhe shihet në shumë filma, para së gjithash në filma kriminalistikë. Automjeti ishte shumë i zhdërvjellët në kthesa dhe atëherë ishte i pari automjet me amortizim hidropneumatik, i ndërtuar në seri.

Ikonë e automobilëve sportivë gjermane

Porshe 911 është automjeti sportiv gjerman më i njohur dhe konsiderohet si simbol i markës Porshe. Në shtator 1963 atë e prezantuan në Ekspozitën Ndërkombëtare të Automobilave (IAA) në Frankfurt mbi Main.

Më shpejt, më larg

Edhe VW ka investuar herë pas herë në zhvillimin e automjeteve sportive. Në vitin 2001, me prototipin “W12 Coupé” Volkswagen-i shënoi një rekord të ri botëror. Ai përshkroi në pistën e shpejtësisë në jug të Italisë 7086 km dhe eci me shpejtësi mesatare 295 km në orë.

I shpejtë, i rehatshëm dhe që kursen energji

Automjetet e reja moderne duhet t’i kenë të gjitha: fuqinë, shpejtësinë, pamjen e mirë dhe të respektojnë ambjentin. BMW i8 u prezantua për herë të parë më 2009 në panairin IAA në Frankfurt mbi Main. Në vitin 2013 automjeti kaloi në prodhim seri. Karoseria dhe motori i automjetit hibrid sportiv u konstruktuan që të kursenin sa më shumë energji.

Autor: Günther Birkenstock/ Auron Dodi @ DW