Aksident tragjik

Autobusi bie në greminë,14 të vdekur në Nepal

Aksident tragjikKatërmbëdhjetë persona kanë vdekur në Nepal të enjten, kur autobusi i tyre devijoi nga rruga dhe u aksidentua.Shtatë udhëtarë janë lënduar, kur autobusi rrëshqiti dhe ra 200 thell në greminë, në qarkun verior Palpa, njoftojnë autoritetet.

Policia dyshon se shoferin e autobusit mund ta ketë zënë gjumin.

Sipas medieve ndërkombëtare raportohet se rreth 30 njerëz kanë qenë në autobus në kohën e aksidentit.

Ushtria dhe policia të ndihmuar nga banorët lokal, kanë nisur kërkimin e të mbijetuarve eventual të tjerë.