Lajme.Org » admin

Borxhi, do të paguajmë 500 milionë dollarë interesa në 2012-në
Barra e borxhit do të jetë më e madhe për Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm. Afati i maturimit të një pjesë të borxhit të marrë gjatë viteve të fundit është pikërisht viti 2012. Rasti më tipik është ai i eurobondit, i cili do të fillojë të shlyhet gjatë vitit të ardhshëm. Për këtë arsye qeveria ka parashikuar më shumë fonde për shlyerjen e interesave të borxhit në buxhet.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria do të paguajë rreth 18 milionë dollarë interesa më shumë gjatë vitit të ardhshëm krahasuar me atë aktual. Referuar tabelave të qeverisë, deri në fund të vitit 2012, vendi parashikohet të paguajë rreth 49.6 miliardë lekë interesa kundrejt 47.8 miliardë lekëve që do të paguhen deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti. Një vlerë e konsiderueshme e detyrimit që do të paguhet, përbehet nga borxhi i marrë në tregun vendas. Rreth 40 miliardë lekë interesa, qeveria pritet t’ia paguajë bankave apo individëve këtu dhe 9.6 miliardë lekë bankave të huaja.

Shuma prej 49.6 miliardë lekë është mjaft e madhe krahasuar me buxhetin e vendit. Për të krijuar një ide më të qartë për ndikimin që ajo ka në buxhet, mjafton t’i bëhet një krahasim me fondet që i janë parashikuar disa ministrive për vitin e ardhshëm. Kështu përshembull, shuma e interesave që do të paguajë Shqipëria për vitin tjetër, është më shumë se një herë e gjysmë më e madhe se i gjithë fondi i përcaktuar për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2012.

Kësaj ministrie i është parashikuar një fond prej rreth 29 miliardë lekë. Me këto para, ministria duhet të përballojë të gjitha shpenzimet e spitaleve, blerjet e ilaçeve, mirëmbajtjen e infrastrukturës, etj. Shuma e interesave që duhet të paguajmë në 2012, gjithashtu është tre herë më e madhe se fondi për Ministrinë e Brendshme, dy herë e gjysmë më i madh se fondi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe shtatë herë më i madh se fondi për Ministrinë e Bujqësisë. Fondin më të madh nga ministritë e ka marrë ajo për Punën dhe Çështjen Sociale duke përfituar rreth 53 miliardë lekë.

Qeveria ka programuar një buxhet më të kujdesshëm për vitin 2012 duke parashikuar një deficit rreth 41 miliardë lekë, i cili është sa 3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pavarësisht, kësaj rritja e kostos së borxhit për vitin 2012 nuk ka lidhje me huat që janë parashikuar të merren gjatë 12 muajve të ardhshëm por me ato që janë marrë në dy vitet e fundit, për të cilat tashmë duhet të fillojmë të paguajmë.

Borxhi u rrit dhe këtë vit

Borxhi shqiptar vijon të rritet nga tre mujori në tre mujor. Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave raportojnë për një rritje tjetër të Borxhit Publik të vendit gjatë tre mujorit të tretë të këtij viti krahasuar me gjashtëmujorin e parë. Mësohet se stoku i borxhit ka pësuar një rritje me të paktën 540 milionë dollarë vetëm përgjatë muajve korrik-shtator 2011.

Shqipëria e mbylli gjashtë mujorin e parë të këtij viti me një borxh publik prej 715 miliardë lekësh, por  në fund të shtatorit kjo shifër arriti në 768.7 miliardë lekë. Aktualisht Borxhi Publik i Shqipërisë përllogaritet në rreth 58 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo ulje, vjen pas shkurtimeve drastike që ndërmori qeveria gjatë gjysmës së dytë të këtij viti në drejtim të investimeve publike.

Në këtë drejtim, ka dyshimie se qeveria është duke manipuluar shifrat e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke siguruar mbajtjen fiktivisht nën kontroll treguesit e borxhit publik. Kjo gjë nuk bëhet duke ulur borxhin, por duke rritur shifrat e Prodhimit të Brendshëm Bruto, të cilat më pas sigurojnë që të paktën në shifra, borxhi publik të mbetet poshtë nivelit 60 % e PBB-së.

Qeveria i shkurton fondet Presidentit, ia rrit Kuvendit dhe Prokurorisë

Telenovela me shkurtimin e fondeve për institucionet që nuk janë në një mendje me qeverinë ka vijuar edhe këtë vit. Presidenca do të duhet të mbyllë vitin 2012 me më pak fonde krahasuar me 2011-n. Projektligji që qeveria i ka propozuar Kuvendit, parashikon një fond total prej 158.7 milionë lekë për Presidencën, para me të cilat duhen mbuluar pagat e punonjësve, shpenzimet operative si dhe investimet e parashikuara këtë vit.

Për sa i parkete këtyre të fundit, fondi për këtë qëllim përllogaritet në vetëm 15 milionë lekë. Ndërkaq, Presidenca do të ketë në dispozicion 143.7 milionë lekë për të paguar punonjësit dhe për të mbuluar shpenzimet e tjera, për mirëmbajtje apo materiale të nevojshme për mbarëvajtjen e punës. Gjatë këtij viti, Presidenca kishte një fond rreth 164 milionë lekë ose rreth 5.3 milionë lekë më shumë.

Edhe pse me një buxhet në dietë, qeveria nuk ka ngurruar të rrisë fondet për institucionin e Kuvendit, i cili do të marrë rreth 100 milionë lekë më shumë. Të gjitha këto para kanë kaluar në fondin e investimeve, ndërsa fondi i shpenzimeve korrente është rritur me 2.5 milionë lekë. Fondi për Avokatin e Popullit është shkurtuar me rreth 2 milionë lekë.  ILDKP-ja gjithashtu do të ketë rreth 4.5 milionë lekë më pak gjatë vitit të ardhshëm.

Fondi për Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Zyrën e Administrimit të Buxhetit gjyqësor është ruajtur i njëjtë. Nga ana tjetër, qeveria është kujdesur që të rrisë më rreth 20 milionë lekë fondin për Prokurorinë e Përgjithshme. Ky institucion ka shprehur pakënaqësi të vazhdueshme në vitet e shkuara në lidhje me sasinë e fondeve që i ishin parashikuar.  /Nga  Emirjon Senja

Largohet kreu i EULEX-it, Xavier De Marnhac
Prishtinë – Portali LajmeShqip.com, duke ju referuar burimeve të veta, njofton se francezi, që udhëhoqi së fundmi EULEX-in. Gjenerali Xavier Bout de Marnhac nuk është më në krye të këtij misioni.

Burime të portalit LajmeShqip.com, nga Kosova, një ndër të cilët burim tejet kredibil ndërkombëtar, thanë se atij nuk i është vazhduar mandati nga Brukseli, pasi që ai nuk ka treguar ndonjë sukses duke qenë udhëheqës i EULEX-it.

Marnhac nuk është lejuar që të vazhdojë me punë, ashtu siç edhe e kishte mandatin dyvjeçar. Mandati i ka mbetur në gjysmë, posa e ka mbushur një vit.

Por, largimin nga Kosova të Xavier Bout de Marnhac e ka konfirmuar tërthorazi edhe EULEX-i, sot, në komunikatën për largimin e barrikadave në veri të Kosovës, në të cilën, ushtrues detyre i shefit të EULEX-it është cituar Andy Sparkes.

“Rrugët e paautorizuara i anashkalojnë kontrollet legjitime, ndërsa bllokadat rrugore janë të kundërligjshme dhe nuk i ndihmojnë askujt. Është me rëndësi që situata në pjesën veriore të Kosovës të kthehet në normalitet sa më shpejtë që është e mundur, për të mirën e secilit”, tha u.d. Shef i EULEX-it, Andy Sparkes, thuhet në këtë komunikatë.

Në ditët në vazhdim pritet të emërohet një shef i ri në krye të misionit të EULEX-it, me mandat dyvjeçar. Mbase, edhe shefi i tretë i EULEX-it mund të jetë francez.

Gjenerali De Marnhac më parë se të vijë në krye të EULEX-it, ka shërbyer në Kosovë në uniformë ushtarake, në krye të forcave paqeruajtës, KFOR.

De Marnhac nuk ishte treguar i suksesshëm në krye të misionit të EULEX-it dhe shpeshherë ka rënë ndesh me autoritetet vendore të Kosovës. Hera e fundit, kur pati tensione midis vendorëve dhe EULEX-it ishte shpërputhja në qëndrimet për operacionin në veri të Kosovës. (LajmeShqip.com)

Veri, punëtori shqiptar: Kështu na sulmuan serbët
Mitrovicë – Bashkëpunëtori i Portalit LajmeShqip.com, nga veriu, ka marrë një deklaratë nga njëri prej shqiptarëve të rrahur sot, nga serbë të maskuar, derisa ata po punonin në pastrimin e shtratit të Lumit Ibër, për organizatën Deni, që funksionin në kuadër të USAID-it.

“Personat e maskuar, serbë, sapo kanë zbritur nga tri veturat e tyre, kanë gjuajtur me armë në ajër, ndërsa në herën e dytë kanë shtënë në drejtim tonin”, i ka thënë portalit njëri nga viktimat, “ndërkaq, ne menjëherë kemi kërkcyer në lumë”.

Sipas inrofmacioneve të portalit, më së rëndi e ka pësuar punëtori Behram Sadiku, i cili momentalisht është duke u trajtuar në repartin e Kirurgjisë, në spitalin në Jug të Mitrovicës.

Një grup punëtorësh shiptarë u rrahën paraditen e sotme nga një grup serbësh të maskuar, në Lagjen e Boshnjakëve, në veri të Mitrovicës, siç ka raportuar edhe më parë portali. (LajmeShqip.com)

Ekskluzive: Lutfi Haziri, i shpuar
Durrës – Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-ministri Lutfi Haziri, një nga figurat kyçe të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, LDK, mban vath, por jo në vesh e as në hundë. Diku tjetër.

Paparaci i Portalit LajmeShqip.com e ka identifikuar “fshehtësinë” e Hazirit, derisa ai po i kalonte pushimet në hotelin “Tropikal Resort, Durrës”, në bregdetin shqiptar, në mesin e gushtit të sivjetmë.

Haziri, përveç miqësisë së mirë, duket të ketë të përbashkët me ish-ministrin tjetër kosovar, Astrit Haraqia, edhe prirjen për të qenë politikan “trendy”, duke bartur vath.

Por, derisa Haraqia e mbanë atë në vesh, Lutfi Haziri e ka të vendosur diku tjetër, në anën e djathtë të gjoksit të tij, më saktësisht mu në majen e sisës, ashtu sikur edhe shihet në këto foto ekskluzive të paparacit të Portalit LajmeShqip.com.

Megjithatë, Haziri ka edhe diçka tjetër. Ai në krah e ka “gdhendur” një tatuazh me simbolin  e akrepit, pra diçka më shumë se sa Astrit Haraqia.

Në rininë e tij të hershme, Lutfi Haziri njihet si një “hipik” flokëgjatë, i dhënë më shumë pas aventurave, i cili i kishte lënë në gjysmë studimet në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore. Thuhet se në indeksin e tij figurojnë vetëm dy nota

gjithsej.

Në karrierën politike, Lutfi Haziri ka arritur të jetë Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetar i Komunës së Gjilanit, Zv/kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Agim Çekut dhe ministër i Kulturës në

Qeverinë e Hashim Thaçit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës që në vitin 2009 gjatë fushatës për zgjedhjet lokale koalicionin PDK-LDK e krahasonte me formacionin “Guns ‘n Roses”, që ishte arritur sipas tij me marrëveshje politike në një moment të

caktuar politik, ka treguar se mund të jetë i frymëzuar edhe në stilin e jetës nga ky grup i “Rock ‘n’ Roll”.

Në votimin pro apo kundër për futjen e mësimbesimit në Parlamentin e Kosovës, burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se Lufti Haziri ka votuar PRO. “Lutfi Haziri ka qenë edhe në “Haxh”, derisa ishte ministër në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë njëri nga burimet tjera të portalit.

Paparaci i portalit ua përcjellë fotot që shpalosën “margaritarin” e kësaj vere në bregdetin e Adriatikut, politikanin me vath në sisë dhe tatunë e skorpionit në krah, Lutfi Hazirin. (LajmeShqip.com)

WikiLeaks: Gratë më të fuqishme në Shqipëri dhe në Kosovë
Tiranë – Në një kabllogram të publikuar së fundmi nga Wikileaks, Ambasada Amerikane në Shqipëri i është përgjigjur Uashingtonit në kërkesës për listën me pesë gratë më të fuqishme në Shqipëri.

Duke marrë parasysh faktorët e profesionit dhe të së kaluarës, Ambasada Amerikane ka filluar me; 1. Jozefina Topallin, Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, 2. Majlinda Bregun, Deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, 3. Sonila Meço nga Televizioni Vizionplus, 4. Fatmira Laskaj nga Kontrolli i pasurisë financiare dhe 5. Arta Dade, Deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa në Kosovë, në një kabllogram të publikuar së fundmi nga Wikileaks, Ambasada Amerikane ka evidentuar se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, para katër vitesh, ishte njëra prej grave me më ndikim në Kosovë, zbulon Wikileaks përmes publikimit të korrespodencës së ish-ambasadores Tina Kaidanow.

Në korrespodencën e ish-ambasadores Tina Kaidanow me Departamentin Amerikan të Shtetit, shënohet se zyrtarja politike e Ambasadës Amerikane në Prishtinë për çështjet e grave, Heidi Barrachina, ka identifikuar pesë gratë me më ndikim në Kosovë dhe tri gratë e Kosovës, të cilat kanë ndikim më së shumti në mesin e minoriteteve.

1. Flaka Surroi paraqitet e para në listën e amerikanëve si gruaja më e fuqishme në Kosovë, drejtoreshë e Grupit Koha, kompani kjo e cila e botongazetën me tirazhin më të madh në Kosovë, Koha Ditore, dhe e cila para luftës përshkruhet se ka qenë aktiviste e një Organizate të Mbrojtjes të së Drejtave dhe Lirive Humanitare, ndërsa pas luftës ka drejtuar një Organizatën Joqeveritare, ndër më të sukseshmet, Fondi i Komunitetit të Kosovës.

2. Jeta Xharra cilësohet si femra e dytë më e fuqishme në Kosovë, e cila është drejtoreshë e Rrjetit të Raportimit Investigativ në Ballkan (BIRN) dhe moderatore e programit debatues “Jeta në Kosovë”, dhe e cila para luftës ka punuar si gazetare në gazetën Koha Ditore dhe pastaj në BBC. Më vonë, shkruan kabllogrami, ajo kompletoi një master në Mretërinë e Bashkuar.

3. Pranvera Dobruna, gruaja e tretë e renditur në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-së, përshkruhet si grua me ndikim të fuqishëm, ngase është Drejtoreshë Menaxhuese e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e cila vlerësohet si e involvuar drejtpërdrejt në influencimin e rregullave të energjisë.

4. Atifete Jahjaga, Gjeneral-majorja,  gruaja e katërt me radhë e përshkruar në kabllogramin e paklasifikuar, përshkruhet me funksion si Komisionere dhe asistencës në Bordin e Sigurisë dhe Policisë Kufitare të Kosovës. Ndërsa, në përshkrimin e jetës së saj, cilësohet si udhëheqëse kyçe në Policinë e Kosovës, e cila ka punuar në promovimin e demokratizimit të forcës së policisë. Ajo ishte femra e parë kosovare që ka arritur gradën Gjeneral-lejtnante dhe pastaj Komisionere asistuese dhe oficerja e parë e Shërbimit Policor të Kosovës, e cila është akceptuar në Akademinë e FBI-së, në Quantico të Virgjinias.

Jahjaga edhe në biografinë e saj zyrtare ka shënuar se ka ndjekur programe studimore në Akademinë e FBI-së.

5. Mimoza Kusari-Lila, në atë kohë drejtoreshë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, është cilësuar si zëri i komunitetit të Kosovës, e cila përshkruhet se ka pasur influencë direkte në Rregullat e Investimeve të Huaja dhe Ekonomike të Qeverisë.

Dokumenti përmend edhe gra të fuqishme nga minoritetet në Kosovë, Vesna Jovanoviq, anëtare e Kuvendit të Kosovës si pjesë e “Listës serbe për Kosovë e Metohi”, Nadira Avdiq-Vllasi, kryeredaktore e programit në gjuhën boshnjake në Radio Televizion publik të Kosovës dhe kryeredaktore në revistën “Alem” në gjuhën boshnjake si dhe Hiljmnieta Apuk, drejtoreshë dhe themeluese e organizatës “Little People of Kosovo” , drejtuese financiare në Ministrinë e Shëndetësisë, përfaqësuese e komunitetit dhe njerëzve me aftësi të kufizuara dhe Shefe e gazetës për personat me aftësi të kufizuara. (LajmeShqip.com)

Ekskluzive: Dosja Pandora, MUP-i serb në Kosovë pa maska
Prishtinë – Portali LajmeShqip.com, e ka publikuar sot dosjen “Pandora” e cila, sipas Portalit, paraqitet në detaje skema e funksionimit të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme në territorin e Kosovës, pas qershorit 1999. Edhe pse, siç paraqitet në dokument, shkruan Portali, ky funksionim, nga UNMIK-u qysh atëherë është konsideruar ilegal dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244, megjithatë ish-administrata ndërkombëtare nuk ka ndërmarrë asgjë ndaj këtyre strukturave.

Dosja “Pandora”

Në 24 faqe të plota, dosja e siguruar nga portali ka të evidentuara dhe të ilustruara deri në detaje gjithë hierarkinë e funksionimit të strukturave ilegale dhe kriminele të Serbisë në Kosovë.

Dosja evidenton persona që kanë urdhëruar vrasjen e shqiptarëve, ashtu siç janë evidentuar urdhërues dhe komando të tjerë për eliminimin e kundërshtarëve por edhe të bashkëpunëtorëve të tyre serbë. Identifikimi i plotë i atyre që kanë kryer krime të ndryshme menjëherë pas luftës në Kosovë, përfshirë vrasje dhe torturim të shqiptarëve dhe familjeve shqiptare involvon drejtpërdrejt edhe figura të njohura të politikës së sotme serbe në Serbi dhe Kosovë.

Dosja “Pandora”, që mban datën 14 mars të vitit 2006 dhe që nuk është e klasifikuar për përdorim të brendshëm, konfirmon të dhënat e dokumenteve konfidenciale të NATO-s, që portali LajmeShqip.com vazhdon t’i publikojë tash dy javë.

Skema e funksionimit të policisë serbe (MUP) në Kosovë përbëhet dhe udhëhiqet nga të njëjtit persona, të cilëve dokumentet konfidenciale të NATO-s iu referohen si kriminelë, kapo të bandave dhe të krimit të organizuar në veri të Kosovës, që prej përfundimit të luftës, në vitin 1999.

Hierarkia dhe strukturat funksionale të MUP-it në Kosovë

Konform rrethanave të reja, pas qershorit të vitit 1999, Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka organizuar edhe mënyrën e funksionimit në Kosovës. Ndonëse ilegalisht, ata kanë ndërtuar një strukturë brenda Kosovës dhe kanë funksionuar, kanë kryer vepra të ndryshme, duke marrë urdhra nga Beogradi dhe duke raportuar, po në Beograd.

Faqja 8 e dosjes ‘Pandora” paraqet skemën komplete organizative dhe funksionale të Departamentit të Policisë të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) të Serbisë.

I vendosur në Mitrovicë, si distrikt, me shef Momir Kasaloviqin, dhe e evidentuar si qendër koordinuese  me Dr. Med. Srbo Mlenkoviqin, koordinator, horizontalisht, sipas skemës, mer urdhëra nga udhëheqësi i SUP-it kolonel Dragoljub Delibashiqi – “Dragani”, i cili mban kontakte të rregullta me Qendrën Komanduese të rialokuar në Kralevë. (Dosjen konfidenciale të NATO-s për Delibashiqin mund ta lexoni këtu.)

Komunikimi i drejtpërdrejtë i Delibashiqit paraqitet me asistentin Dragoljub Radeviqit, i cili vertikalisht komunikon me udhëheqësin e Deprtamentit të Komunikimit, Xhymret Hasani (emri në dosje Dzumret), përmes së cilit supozohet se ka komunikuar tërë vija tjetër e krimit.

Departamenti i Policisë, i udhëhequr nga Milorad Radeviq “Mishko”, paraqitet me zëvendësen e tij Natasha Gnjatoviq, e cila është përgjegjëse për kontakte me Stacionin Policor në Mitrovicë, që udhëhiqet nga Ljubisha Kragoviq, Stacionin Policor në Zubin Potok, që udhëhiqet nga Zhvojin Gjuriq dhe me Stacionin Policor në Leposaviq, që udhëhiqet nga Zhivan Nestoroviq, ky i fundit përgjegjës për nënstacionin e vendosur në Soqanicë dhe në Leshak.

Ndërsa, Stacioni Policor në Mitrovicë, përmes asistentit Ljubisha Sekularac, është në kontakt me nënstacionin e policisë në Prilluzhë, i cili udhëhiqet nga Ivica Zdravkoviq.

Stacioni Policor në Zubin Potok është përgjegjës i nënstacionit policor në Gazivodë.

Skema paraqet vijën komanduese edhe të stacioneve të policisë në Graçanicë, Ferizaj dhe në Pejë.

I pari, siç e paraqet skema, udhëhihet nga Jankoviqi, në Stacionin e Policisë në Graçanicë, derisa ai i Ferizajt është i evidentuar si Stacion Policor në Shtërpcë, kurse Stacioni i Policisë në Pejë evidentohet të jetë me bazë në Gorazhdec.

Udhëheqësit dhe figurat qendrore të strukturave

Në dosjen “Pandora”, Dragoljub Delibashiq, i njohur me nofkën “Kapiten Dragani” në dokumentin e NATO-s, konfirmohet si udhëheqësi apo figura qendrore e strukturës së MUP-it të Serbisë në Kosovë. Ai i menaxhon të gjitha strukturat ilegale të policisë serbe në veri, por edhe në tërë territorin e Kosovës. Me bazë veprimi në veri të Mitrovicës, Dragoljub Delibashiq, raporton dhe merr urdhëra nga komanda në Kralevë të Serbisë.

Sipas dosjes “Pandora”, këto struktura në Kosovë kanë kryer aktivitete të rregullta policore, kanë poseduar ilegalisht armë dhe eksplozivë dhe kanë kryer aktivitete luftarake, përmes të ashtuquajturave grupe luftarake brenda strukturës së tyre.

E fokusuar kryesisht në veri të Kosovës, në Mitrovicë, e cila ka pasur qendrën në Kralevë, policia serbe, më saktësisht një departament tjetër i saj, i quajtur Agjencioni i Intelegjencës së Sigurisë (BIA), ka vepruar, sipas skemës organizative, edhe në qendra të tjera:

Prishtinë - baza e së cilës ka qenë e lidhur me Nishin, Mitrovicë – baza e së cilës ka qenë e lidhur me Kralevën, Pejë – që ka qenë e lidhur me Kragujevcin, Gjilan – i lidhur me Vranjen, Ferizaj – me Leskovcin, Prizren – lidhur me Krushevcin dhe Gjakovë – lidhur me Jagodinën.

Oficeri i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë, Nebojsha Komatina, në skemë paraqitet në kontakt të drejtpërdrejtë me Zyrën e BIA-s në Mitrovicë, saktësisht me kontakte në kafenenë “Vozhd”.

Siç evidenton dosja, departamentet kryesore të Sekretariatit të Punëve të brendshme të Serbisë (MUP), të udhëhequra gjithnjë nga Dragoljub Delibashiq, me asistent Dragoljub Radeviqin, sipas skemës, janë përbërë nga:

- Distrikti i Mitrovicës, i udhëhequr nga Momir Kasaloviq;

- Departamenti Policor, i udhëhequr nga Milorad Radeviq;

- Departament i Trafikut, i udhëhequr nga Ljubo Kasaloviq;

- Departamenti i Krimeve, Goran Zhivkoviq;

- Departamenti i Komunikimit, Xhymret Hasani;

- Sekretariati i Punëve të Brendshme, Liljana Donkiq, Mitrovicë dhe

- Administrata kryesore, Danica Radojeviq.

Në kuadër të këtij organizimi kanë funksionuar edhe Departamenti i Zjarrit dhe organi disiplinor.

Është e paqartë nëse personi që përmendet në këtë skemë, i cili është i evidentuar si udhëheqës i Departamentit të Komunikimit, i quajtur Dzumret Hasani, gjendet në Kosovë apo në Serbi.

Po ashtu, organizatë e posaçme brenda kësaj strukture ka qenë famëkeqja BIA (Agjencia e Intelegjencës së Sigurisë), që u përmend më lartë.

Strukturat luftarake në Kosovë (Postet komanduese, patrullat dhe grupet ushtarake)

Faqja 12 e dosjes “Pandora” i ka të përmbledhura deri në detaje strukturat, siç janë të evidentuara në këtë dosje, postet komanduese, patrullat, grupet ushtarake dhe strukturat luftarake.

Në krye të tyre, sipas dokumentit, është kolonel Dragoljub Delibashiq – Dragani, me një tjetër zëvendës të tij, Rajko Sekularac.

Kjo strukturë, me dy qendra komanduese, ka kryer aktivitetet e saj kriminale në veri të Mitrovicës në Suhodoll, Rruga e Kollashinit, Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Ura e Ibrit dhe shumë zona të tjera në veri, si dhe i ka monitoruar rregullisht KFOR-in, CIVPOL-in dhe Policinë e Kosovës.

Dosja evidenton edhe mënyrën e regjistrim/raportimit ditor, raportimit në Kralevë si dhe raportimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Beograd.

Qendra komanduese 1 dhe 2, evidentohet të jetë me bazë në rrugën Ivo Llolla Ribar dhe në rrugën Oslobodjenie, Brigada e Zjarrit, SUP.

Dosja evidenton edhe postet komanduese dhe përbërjen e tyre, udhëheqësit dhe armatimin e evidentuar. Në Postën komanduese 1, e vendosur në rrugën Vardarska, funksionojnë Divizioni i krimit, me udhëheqës Goran Zhivkoviq dhe 3 Oficerë tjerë, afër Shkollës së Mesme të Mjekësisë.

Posta komanduese 2, e vendosur në rrugën Osllobogjenje në “Roki House”, në të cilën qëndrojnë 24 orë, evidentohet të jenë të armatosur me armë CZ-99 9mm dhe TT 7.62mm.

Posta komanduese 3 evidentohet të jetë e vendosur në rrugën Branka Spajiq, në kafe-barin “Krqma” në të cilën thuhet të operojë në 3 ndrrime dhe të armatosur me 1 MP “Skorpion” dhe që patrollojnë B.S: dhe Subi Dol deri te rruga Kolashinit.

Posta komanduese 4, e vendosur në rrugën Kralj Petar, në kafe-barin “Dragan” Arsic, evidentohet se 3 oficerë të policisë monitorojnë KFOR-in, CIVPOL-in dhe SHPK-në të armatosur me AK-47.

Ndërsa patrullimi, evidenton dosja, përbëhet nga 3 grupe, i pari në rrugën Drvarska, në të cilën operojnë 3 oficerë, i dyti në Ivo Llolla Ribar, Knjaz Milosh, rruga Vasilij Ostrski, në të cilën patrullojnë 3 oficerë si dhe grupi i patrullës së tretë, i vendosur në kryqëzimet Ivo Llolla Ribar dhe Knjaz Milosh, në lindje të Urës, në të cilën patrullojnë gjithashtu 3 oficerë.

Dosja evidenton, gjithashtu, grupet luftarake, të cilat janë të emëruara me udhëheqës dhe zëvendës, të ndara si më poshtë:

Grupi luftarak 1: Udhëheqës Sllavisha Radoviq, i njohur me nofkën “Djile”, me zëvendësin Radosllav Zubac, i njohur me nofkën “Zuki”,

Grupi luftarak 2: udhëheqës Nedleko Spasojeviq, i njohur me nofkën “Spaske”, me zëvendësin Sllobodan Radoviq, i njohur me nofkën “Boko”,

Grupi luftarak 3: udhëheqës, Dragan Baboviq, me zëvendësin Nenad Dimoviq, i njohur me nofkën “Dimçe”,

Grupi pasiv luftarak i Leposaviqit, evidentohet në dosje, udhëhiqet nga Zhivan Nestoroviq dhe

Grupi ushtarak, logjistika dhe mbështetja, evidentohet së udhëhiqet nga Stanisha Kostiq.

Në fund të dokumentit shënohet se: udhëheqësia (6 persona) e Grupeve Luftarake është konstante, ndërsa 14 persona të tjerë janë në dispozicion për cilindo nga grupet 1, 2 dhe 3.

Në të gjithë këtë aktivitet illegal, të udhëhequr nga Dragoljub Delibashiq, strukturat e MUP-it të Serbisë në Kosovë, në veri të Mitrovicës, janë implikuar në shumë aktivitete kriminale dhe në trazira, duke vepruar konform skemës që paraqitet në këtë dosje.

Në publikimin e pjesë së dytë të kësaj dosje, portali do ta paraqesë pjesën tjetër, atë të veprave kriminale të kryera ngë këto struktura të krimit të organizuar serb në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. (LajmeShqip.com)

NATO: Milan Ivanoviq, krimineli që kontrollon veriun
Mitrovicë – Në një dokument konfidencial të forcave të NATO-s, për biografinë dhe veprimtarinë e mbi 400 personave në Kosovën veriore, kryesisht serbë, të cilën e posedon portali LajmeShqip.com, flitet edhe për biografinë prej kapo-bande, të të ashtuquajturit lider i serbëve të veriut, Milan Ivanoviq.

Ai (Ivanoviq) është karakter ksenofobik, që kontrollon të gjitha karburantet në veri, kontrabandën me ilaçe dhe materiale ndërtimore, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.

Dosja e hartuar menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, e përshkruan Milan Ivanoviqin si një kriminel të vërtetë, i cili e ka nën kontroll tërë veriun e Kosovës. “Ai i vjelë tarifat prej njëmijë markash gjermane (atëherë ishte kjo monedhë në qarkullim) për një kamion që të kalojë nëpër veriun e Kosovës”, shkruan aty.

Ivanoviqi, në materialin konfidencial të NATO-s, përkah posti publik quhet “kryetar i Komitetit ë Mbrojtjes së Kosovës Veriore dhe Kryetar i Këshillit Nacional Serb”.

Dokumenti përshkruan edhe ngritjen politike të Milan Ivanoviqit, si një person që popullaritetin e tij në Kosovën veriore, te serbët, mundohej ta rrisë përmes intrigave ndaj Oliver Ivanoviqit, duke shprehur mospajtime të plota me veprimet dhe vendimet e atëherëshme të të ashtuquajturit Komiteti i Mbrojtjes së Kosovës veriore.

Dokumenti flet për strategjinë e ngritjes së Milanit përballë Oliver Ivanvoviqit edhe brenda vetë Këshillit Nacional Serb.

Metoda e Milan Ivanoviqit për ngritjen e tij dhe dobësimin e Oliverit, thuhet në dokument,  ndodhë përmes toneve të radikalizmit të këtij organi dhe përfitimit të popullaritetit të tij brenda në këshill. Kështu edhe synohej dobësimi i Oliver Ivanoviqit.

Vlerësohet si shumë përçarës roli i Milan Ivanoviqit në mesin e serbëve të veriut. Sipas këtij dokumenti konfidencial, krahas kriminelëve të tjerë, Milan Ivanoviq luante me kartën më radikale se rivalët dhe kështu u bë për një kohë të gjatë “bossi” i të gjitha zhvillimeve negative në veriun e Kosovës.

Në këtë kontekst, është evidentuar edhe një luftë e atëherëshme midis kokave të krimit në veri, konkretisht midis dy ivanoviqëve, Milanit dhe Oliverit.

Milan Ivanoviq e ka kundërshtuar dhe luftuar Oliver Ivanoviqin, gjë që ka bërë që ky i fundit ta humbë pushtetin brenda ‘Këshillit Nacional Serb për Veriun’, shkruan në dosje. I njëjti, sipas dokumentit, e “ka luftuar kategorikisht edhe Nebojsha Çoviqin që t’i përfaqësojë serbët e Kosovës”.

Koha në të cilën është hartuar ky raport është periudha kur brenda serbëve, veçanërisht në veri të Kosovës, bëhej luftë se kush të jetë lideri dhe dominuesi i “kauzës serbe në Kosovë” e, përmes kësaj, të zhvillojë biznesin e pistë të nëntokës dhe të kontrabandës, për ta shndërruar më pas veriun e Kosovës në oazë të vërtetë të krimit të organizuar.

Në atë kohë, Oliver Ivanoviqi, pasi e humbi betejën brenda “Këshilit Nacional Serb” në veri, do të zgjidhej deputet në Kuvendin e Kosovës, kurse Nebojsha Çoviq, një rival tjetër i kriminelit Milan Ivanoviq, do të ishte koordinator i të të ashtuquajturës “Qendër Koordinuese për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë”, ku njihet më pas për rolin destruktiv kundër të gjitha proceseve në të cilat kalonte Kosova.

Dokumenti konfidencial i NATO-s, nga i cili portali LajmeShqip.com e ka shkëputur vetëm një pjesë, përshkruan edhe gjendjen familjare të kriminelit Milan Ivanoviq dhe detaje të tjera të jetës së tij. (LajmeShqip.com)

Serbët kanë prerë asfaltin në Jegenicë
Sipas Portalit LajmeShqip.com serbët kanë prerë asfaltin komplet dhe kanë krijuar hendek të pakalueshëm. KFOR-i ukrainas i vendosur afër është larguar derisa KFOR-i francez thuhet se nuk ka arritur të depërton shkaku i dëmtimit të rrugës.

Më shumë mund të lexoni në Portalin LajmeShqip.com në dhënien e ngjarjes LIVE.

Filmi “Captifs” tёrbon Serbinё
Sё shpejti, gjatё muajit tetor, pritet qё tё fillojё transmetimi i filmit “Captifs” ose “Caged” nё ekranet e kinemave, qё me sa duket i ka futur frikёn Beogradit. Frikёn pёr imazhin qё shumёkush mund tё krijojё duke parё kёtё film…  “Captifs” është një film francez i zhanrit horror, i bazuar nё fakte reale, në të cilin prezantohen serbët duke transplatuar organet e shqiptarëve.

Ngjarja zhvillohet nё Ballkan. Ajo tregon pёr Carolёn, njё infermiere e njё misioni humanitar, e cila pas pёrfundimit tё kёtij misioni, sёbashku me dy kolegёt e saj niset pёr t’u larguar … por, nga njё rrugё qё i çon nё njё udhёtim pa fund pёr ta. Ata rrёmbehen nga tё panjohur dhe mbahen tё burgosur nё kushte mesjetare, deri sa marrin vesh arsyen e vёrtetё e rrёmbimit tё tyre: marrjen e organeve.

Serbët kanë reaguar ndaj kёtij filmi artistik francez, i cili portretizon atë çfarё realisht kanë bërë serbët që nga pushtimi i Kosovës në vitin 1912: masakra, terror, vrasje të grave shtatzëna, nxjerrje të fëmijëve nga barku i tyre, marrje organesh dhe shumë e shumë mizori të tjera.

E pёrditshmja beogradase “Kurir” e ka quajtur monstruoze dhe shpifje tё madhe kёtё film, i cili i portretizon serbёt kriminelё dhe si trafikantё tё organeve njerёzore. Ajo me titra tё dukshme ka publikuar:

“Filmi, kryesisht është financuar nga shqiptarët. Është e mundur që edhe Bernard Koushner tё ketë ndihmuar nё kёtё. Rrena monstruoze e shqiptarëve: Serbët na i nxorën organet”.

Madje, për këtë film thuhet se është prononcuar edhe Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi. Ata janë të bindur se ky është një film propagandistik dhe pёr kёtё i kanë dërguar një letër autoriteteve përkatëse, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisё sё Punëve të Jashtme.

“Ky film i organizuar me buxhet të ulët, tallet me viktimat e vërteta të trafikimit të organeve”, ka deklaruar zëvendës/prokurori i Krimeve të Luftës në Serbi, Bruno Vekariç.

Reagimi i serbëve ka shkuar aq larg sa kanë akuzuar edhe shefin e diplomacisё franceze Bernard Koushner, ish-shefin e UNMIK-ut menjёherё pas luftёs nё Kosovё, nё njё intervistё tё drejtpёrdrejtё, se ka ndihmuar në financimin e filmit. Siç mund ta shihni edhe vetё nё filmim, reagimi i Kouchner ka qёnё i pazakontё. Pyetjes sё gazetarit Budimir Nicic, Koushner i ёshtё pёrgjigjur: “Ju qёnkeni i luajtur mendsh. A mos jeni i sёmurё? Mos flisni marrёzira! Mos besoni nё gjithçka çfarё dёgjoni.”

Duket mjaft bindshёm se Serbia po vihet me shpatulla pas murit nga opinioni mbarёkombёtar.

Mbase ka ardhur dita qё tё marrim rolin e spektatorit dhe tё shohim se si thyhet krenaria e tyre, qё me aq fanatizёm e kanё stimuluar ndёr vite. (LajmeShqip.com)

LIVE, Veriu: KFOR i mbyllë për qarkullim G1 dhe G31
Portali LjameShqip.com ka njoftuar se KFOR-i i ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet në Pikën Kufitare nr. 1, në Jarinjë, në përpjekje për të vendosur rendin atje.

(Video) Buehler takim me Stefanovic

Ndërkohë, apeli i Borko Stefanoviqit drejtuar serbëve të veriut për zhbllokimin e rrugëve dhe qetësimin e situatës, nuk ka pasur efekt, dhe takimi i Komandantit Buhler me të nuk ka dhënë rezultate.

KFOR do të nis aksionin për zhbllokimin me forcë të rrugëve në veri.

Zhvillimet në Veriun e Kosovës
Për vizitorët e nderuar që duan ti ndjekin raportimet LIVE nga zhvillimet në Mitrovicë, mund ti ndiqni në Portalin LajmeShqip.com.

Jarinjë, 22:25– Pas dhënies së dritës së gjelbër nga Komandanti i KFOR-it, gjenerali Buhler, pjesa dërmuese e forcave të EULEX-it të pranishme në perimetrin e pikave kufitare kanë

ikur në drejtim të Serbisë. Sipas burimeve të Portalit LajmeShqip.com arsyeja e ikjes është moszbatimi i urdhrave gjatë aksionit të fundit.

Ka ndërruar jetë polici i plagosur Enver Zymberi
Prishtinë – Burime të Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se ka ndërruar jetë pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i plagosur nga një snajper serb gjatë operacionit në veri të Kosovës.

Enveri, i lindur në vitin 1979, nga një fshat në afërsi të Vushtrisë, ishte baba i tre fëmijëve dhe ishte pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në regjionin e Mitrovicës.