|

Audi me biçikletë elektrike

Kompania “Audi” lëshoi një deklaratë zyrtare në të cilën paralajmëron pjesëmarrjen në mbledhin e sivjetme të adhuruesve të “Volkswagen-it”, “Audi-së” dhe të gjithë anëtarëve të “VW Gruop”. Bëhet fjalë për takimin në ishullin austriak, Wörthersee.

Për këtë ngjarje të sivjetme “Audi” paralajmëroi dy premiera.

Nga njëra anë aty është koncepti Q3 Red Track, përkatësisht koncepti i përpunuar vizualisht, Vail, i prezantuar në Detroit në fillim të vitit. E vë në lëvizje motori 2.5 TFSI me 340 KF (250 kW) dhe me momentin rrotullues prej 450 Nm.

Me ndihmën e ndërruesit me shtatë shpejtësi S tronic dhe “quattro” tërheqjes në të katër rrotat përshpejton deri në 100 km/h për 5.4 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale 263 km/h.

Nga ana tjetër këtu është edhe koncepti i biçikletës elektrike, e-bike, të cilin e karakterizon “dizajni kulminant, konstruksioni i lehtë dhe tërheqja elektrike”.

Korniza është bërë nga kompozitat me fibra të karbonit. Edhe rrotat janë nga plastika të forcuara me fibra karboni, dhe secila rrotë peshon 600 gramë.

e-biken e vë në lëvizje motori me 3 KF (2.3 kW) dhe momentin më të madh rrotullues prej 250 Nm i cili është i pajisur me baterinë 48-voltëshe litium-ion.

Të tëra këto janë të mjaftueshme që kjo biçikletë e rëndë 21 kilogramë të ketë shpejtësinë prej 80 km/h me autonominë ndërmjet 50 dhe 70 km.

Për mbushjen e baterisë tërësisht së zbrazur janë të nevojshme rreth dy orë e gjysmë me anë të prizës së zakonshme në shtëpi.

Etiketa:

Komentoni