610xFalcao_180037_thumb_large

Atletico, ofertë për Falcaon

Atletico Madrid është duke përgatitur ofertë për sulmuesin e Portos Radamel Falcao ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS. 

Atletico do të ofron 25 milionë euro si dhe mesfushorin Eduardo Salvio për sulmuesin e Portos i cili shënoi 38 gola në sezonin e kaluar.

Atletico kërkon një sulmues të ri pas shitjes së argjentinasit Serguo Aguero për 35 milionë funte në Manchester City. Falcao së fundmi nënshkroi kontratë të re dyvjeçare me Porton dhe ngriti dëmshpërblimin e tij nga 30 në 45 milionë euro.