ATK edhe sivjet prioritet ka përkushtimin ndaj tatimpaguesve

ATK edhe sivjet prioritet ka përkushtimin ndaj tatimpaguesve

ATK edhe sivjet prioritet ka përkushtimin ndaj tatimpaguesveAdministrata Tatimore e Kosovës vitin 2012 ka qenë e përkushtuar në krijimin e lehtësirave tatimore, përmbushjen vullnetare të obligimeve tatimore, si dhe realizimin e objektivit të të hyrave.

Me rastin e përmbylljes së vitit 2012, ATK mbajti konferencën e radhës për media ku u prezantua raporti vjetor i punës.

Në këtë konferencë ATK prezantoj grumbullimin e të hyrave në vlerë prej 283.9 milionë euro, si dhe progresin e shënuar për vitin që lamë pas, i cili njëkohësisht është cilësuar si vit i suksesit dhe përkushtimit ndaj tatimpaguesve, duke përfshirë këtu Deklarimin Elektronik-EDI, përmes së cilit janë regjistruar mbi 23 mijë tatimpagues me gjithsej 297,687 deklaratat Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Tatimit në të Ardhurat Personale dhe Kontributet Pensionale.

Projekt tjetër i cili është duke lehtësuar përmbushjen vullnetare të obligimeve tatimore, është sistemi i integruar për regjistrimin e bizneseve, One Stop Shop, i cili ka mundësuar që biznesi të regjistrohet dhe të pajiset me numër fiskal brenda ditës. Vlen të theksohet se deri në fund të muajit Dhjetor 2012 janë regjistruar 5,439 biznese.

Gjithashtu, në 2012 janë përfshirë edhe aktivitete të tjera siç janë: hapja e Qendrës për Shërbim të Tatimpaguesve në regjionin e Prishtinës, e cila i shërben mbi 28 mijë tatimpaguesve; realizimit i 36,083 vizitave përmbushëse, 27,675 vizitave vëzhguese, 886 kontrolleve, nga të cilat janë vlerësuar me tatimin shtesë në shumë prej 31,5 milionë euro; fiskalizimin e 16, 908 bizneseve me 21, 576 pajisje elektronike fiskale; 37 milionë euro të inkasuar nga Mbledhja e Detyrueshme; 247 milionë euro të inkasuar nga përmbushja vullnetare;kreditim të TVSh-së se paguar me pare ne Importe 377 milion euro; rimbursim/kthime të aprovuara në vlerë 32,733,410 euro; vazhdimi i bashkëpunimit më institucionet e rendit dhe drejtësisë, 38 kallëzime penale, 91 raste më përfaqësim në gjykata, 483 ankesa të pranuar dhe të shqyrtuar gjithsej 483, ku në krahasim me vitet e kaluara numri i ankesave është në ulje; bashkëpunimi me tatimpagues në adresimin e shqetësimeve të tyre, si rezultat i gjithë kësaj pune janë mbledhur 284mileuro nga tatimet dhe 113 milionë euro nga Kontributet Pensionale. Për gjithë këtë përkushtim, ATK është vlerësuar edhe nga raportet e institucioneve ndërkombëtare, me thekës të veçantë në përmirësimin e reformave tatimore.