ATK, dallavere me tender

ATK, dallavere me tender

ATK, dallavere me tenderInstitucioni i dytë që mbush arkën e shtetit më para, Administrata Tatimore e Kosovës ka tentuar që të bëj dallavere më një tender. Por, “Gjykata e tenderëve” pretendon se e ka parandaluar këtë. Pasi, tenderi me urdhër te saj është kthyer në pikën zero.

Organi Shqyrtues i prokurimit e ka kthyer në rivlerësim tenderin “Përditësim dhe mirëmbajtje te sistemit për menaxhim te pajisjeve fiskale, sipas kërkesave dhe nevojave të ATK-së- Ri-tender”, që Administrata Tatimore e Kosovës ia ka dhenë kompanisë, “Inovativi” SHPK, me datë 20 dhjetorë 2012.

Tenderi kap vlerën prej rreth 28 mijë eurove.
“Gjykata e Tenderëve” pretendon se ATK, ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit, por fillimisht shkeljen e ligjit nga ana e ATK-së e ka denoncuar kompania garuese për këtë tender “Inter Adria”, nën pretendimin se janë shkelur disa depozita të ligjit gjatë vlerësimit të ofertave, duke favorizuar kompaninë që e ka shpallur fituese.

Eksperti shqyrtues i “Gjykatës së tenderëve” ka konstatuar se procesi i vlerësimit të ofertave nga komisioni vlerësues i ATK-së ka pasur dobësi serioze te cilat kanë ndikuar ne rezultate te gabueshme ne përzgjedhjen e operatorit ekonomik për dhënie te kontratës.
“Eksperti shqyrtues konstatoj se bazuar ne kërkesat e dosjes se tenderit në piken 9.2 nen (a) të kërkesat mbi mundësit teknike dhe profesionale, kërkohet: kontrata te shoqëruar me referenca të cilat duhet ti referohen implementimit te projekteve te përafërta, ndërsa ne dosjen e kompanisë te rekomanduar për dhënie te kontratës nuk ekziston asnjë reference për kontrata te cilat OE ka implementuar projekte te përafërta me natyre e këtij aktiviteti te prokurimit me institucionet e ndryshme, andaj OE i propozuar për dhënie te kontratës është i papërgjegjshëm”.
Sipas, Organi Shqyrtues të Prokurimit, një kompani pjesëmarrës për një aktivitet të prokurimit është i përgjegjshëm vetëm nëse i ka plotësuar kërkesat e përzgjedhjes dhe specifikimit teknik të kërkuar në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontrate, ndërsa, po sipas OSHP-së, ne rastin konkret kompania e rekomanduar për dhënie te kontratës nuk ka plotësuar kërkesat mbi mundësit teknike dhe profesionale, për faktin se nuk ka ofruar asnjë reference për kontratat të cilat duhet t’i referohen implementimit te projekteve te përafërta me natyrën e këtij aktiviteti te prokurimit.
Ndryshe, në garë për këtë tender janë tri kompani. /Indeksonline/