|

Atifete Jahjaga raporton para deputetëve

Atifete Jahjaga raporton para deputetëveSiç ishte paralajmëruar, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të raportoi në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, për punën e saj si shefe e shtetit.

Kështu ka vendosur sot Kryesia e Kuvendit, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur Myzejene Selmani, shefe e grupit parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re.

Selmani ka thënë se presidentja Jahjaga e ka obligim ligjor e kushtetues që të raportoj. Ndryshe nga kjo, Selmani është personi i vetëm që ka folur para gazetarëvem ndërsa asnjëri nga anëtarët e kryesisë së Kuvendit nuk janë deklaruar.