Athina refuzon nismën e Shtefan Fyles për emrin

Athina refuzon nismën e Shtefan Fyles për emrin

Athina refuzon nismën e Shtefan Fyles për emrinAthina zyrtare ka refuzuar ftesën e evrokomisionerit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyle për një takim trepalësh për zgjidhjen e kontestit të emrit. 

Sipas radios Dojçe Vele, Fyle ka propozuar një kornizë të re, me të cilën Komisioni Evropian do të kishte një qasje direkte në procesin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Evrokomisioneri për zgjerim i ka dërguar një letër shefit të diplomacisë greke për tu takuar me qëllim të shpalosjes së kësaj kornize, ndërsa në këtë takim është paralajmëruar edhe mundësia e pjesëmarrjes së ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Popovski, kanë bërë të ditur burime diplomatike për median gjermane.

Por autoritetet greke kanë theksuar se nuk ka nevojë për një takim të tillë, kur presin takime të pritura me ndërmjetësimin e emisarit të OKB-së, Metju Nimic.

“Greqia në parim nuk ka asgjë kundër takimeve, por me kusht që të ketë përgaditje të mirë dhe me bindjen se ky takim do të kishte efektin e tij”, ka theksuar Ministria e Jashtme Greke. (INA)