Athina e Shkupi sërish përplasen

Athina e Shkupi sërish përplasen

Qeveria e Maqedonia ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendës ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Dimitris Drucas lidhur me çështjen e emrit.

Deklaratën e zotit Dimitris Drucas e vlerësojmë si të papërgjegjshme. Deklarata nuk kontribuon në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët lidhur me çështjen e emrit, dhe është në funksion të përdorimit për politikë të brendshme të vendit, të Greqisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë.

Në reagim më tej theksohet se “kush është parimor, e kush nuk është parimorë në proces, do të tregojë koha”.

“Ne jemi të arsyeshëm për parimet tona dhe asnjëherë nuk do të pajtohemi me zgjidhje që do ti sjell dëm interesave nacionale dhe shtetërore”, theksohet në fund të reagimit. .

Reaksionin e këtillë e nxiti zëvendës ministri i jashtëm i Greqisë, Dimitrisë Drucas, me deklaratën e tij për zgjidhjen e çështjes së kontestit të emrit.

“Mund të shihet se kemi lëvizje pozitike, sepse zotëri Gruevski po dërgon disa mesazhe të turpshme se sipas të gjitha gjasave e ka kuptuar se duhet ta ndryshoj qëndrimin për emrin. Për atë në themi: “Presim, nëse dëshiron të bisedosh në mënyrë konstruktive, këtu jemi, në tavolinën e negociatave, nën patronazhin e OKB-së, që seriozisht ta shqyrtojmë problemin dhe të shënohet përparim”, theksoi Drucas.

  • ballabani

    A hala sjan kap per fyti a?