Ateltico Madrid i mungojne golat e Radamel Falcao

Ateltico Madrid i mungojne golat e Radamel Falcao

Ateltico Madrid i mungojne golat e Radamel FalcaoTeksa e gjithe vemendja eshte perqendruar ne gjysmefinalen e pare te Kupes se Mbretit, Real – Barcelona, radhen per force zakoni e ka Primera Division.

Kete fundjave kampionati spanjoll numeron javen e 21 dhe takimi kryesor mbetet ai qe do te luhet ne San Mames, Athletic Bilbao – Atletico Madrid. Dy fitore radhazi 2-0 e kane hapur ne 7 diferencen me Realin, sidoqofte skuadres madrilene do te vazhdoje t’i mungoje sulmuesi kryesor Radamel Falcao.

Ne krahun tjeter pas 3 disfatave rresht ekipi bask siguroi nje pike teper te vyer ne Benito Vilamarin, ndaj Betisit dhe tashme do te beje cmos per te marre fitoren e pare te vitit 2013.

Ne Catedral “los colchoneros” kane fituar 3 nga 5 ndeshjet e fundit, gjithsesi kurioz eshte fakti se barazimi mungon ne 15 perballjet e fundit ndermjet tyre. Barcelona do te prese ne Camp Nou Atletico Osasunan, skuader ndaj se ciles sezonin e kaluar katalanasit u treguan te pameshirshem, duke fituar 8-0. Pavaresisht ndeshjes se kupes ne horizont, ekipi i Jose Mourinhos ka arsye te forta per ta pritur me padurim ndeshjen me Getafe-n.

Ne fazen e para ndonese kaluan te paret ne epersi me ane te argjentinasit Gonsalo Higuain, lojtaret e Real-it doeln kokeulur nga stadium Coliseum Alfonso Peres, pas humbjes 2-1.

Pergjithesisht trajneri portugez nuk harron lehte keshtu qe do t’u kerkoje te tijve te marrin hak, per me teper qe ndaj ekipit te rrethinave te kryeqytetit mbreteroret kane fituar ne Bernabeu 4 ndeshjet e fundit, duke realizuar plot 13 gola gjithsej. Po ne kryeqytet nje prove teper te veshtire pritet te kete edhe skuadra e Real Betis, qe do te mase forcat me Rayo Vallecanon.