Aston Martin, prezanton versionin e dytë Ultimate Edition
Prodhuesi legjendar britanik Aston Martin, ka prezantuar versionin e dytë dhe mesa duket të fundit special të modelit të tij më prestigjioz. Ky desert e mban emrin Ultimate Edition dhe do të prodhohen vetëm 100 ekzemplarë.
Sikurse në rastin e modelit Carbon Edition, modeli bazë është më se solid, ku DBS-ja standarde me motorin e fuqishëm 6.0 V12, do të prodhoj 517 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 570 Nm.
Kjo nënkupton që përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, do ta arrij për 4.3 sekonda, derisa shpejtësia maksimale do të jetë 305 km/h (295 km/h me transmision automatik). Dhe në fund të shtojmë se oferta do të përfshijë edhe modelet Coupe dhe Cabrio (Volante), që të dy me konfigurim të ndenjëseve 2+2.