Asociacioni ende në dialog

Asociacioni ende në dialog

 Asociacioni ende në dialog Qeveria e Kosovës e ka lënë në duart e katër kryetarëve të komunave veriore se kur duan të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe.

Bekim Çollaku, këshilltar politik i kryeministrit Hashim Thaçi, ka thënë se formimi i këtij Asociacioni varet krejtësisht nga vullneti i kryetarëve në veri.

Sipas tij nuk ka asnjë pengesë që do ta bënte të pamundur themelimin e kësaj bashkësie, e cila është produkt i Marrëveshjes 19 prillit, raporton RTK.