Asnjë deputet me pagë të njëjtë

Asnjë deputet me pagë të njëjtë

Asnjë deputet me pagë të njëjtëDeputetët kosovarë marrin pagë sipas dëshirave personale. Asnjë nuk e ka pagën njëjtë. Madje, edhe deputetët me pozitë identike në hierarkinë e Kuvendit të Kosovës e kanë pagën ndryshe nga njëri tjetri.

Ato janë të rregulluara varësisht nga gjindshmëria dhe nevoja për para. Por, asnjë deputet nuk mund të qahet për pagën që merr.

Paga minimale aty është deri në 10 herë mbi pagën mesatare, përderisa deputeti me pagën më të ultë merr së paku sa katër punëtorë kosovarë.

Shembulli i kaosit në të ardhura fillon që në nivelet e larta. E tërë kryesia ka paga që dallojnë dukshëm nga njëra tjetra.

Pagën më të lartë prej deputetëve e ka nënkryetari i kuvendit nga radhët e LDK-së, Sabri Hamiti, i cili ka deklaruar të ardhura vjetore nga institucioni ku punon prej 28,865 euro, Xhavit Haliti nga PDK 28,536, Glauk Knjufca nga LVV 24,000, Jasmina Zhivkovic nga Lista Srpska 25,479, Duda Balje nga 6+ thotë se merr 23,100 euro, shkruan Gazeta Fjala.

Të gjithë këta kanë funksione të njëjta, përderisa kur ishte deklaruar paga nuk ishin ndarë funksionet ende. Tre të parët kishin funksionet që i mbajnë sot edhe në legjislaturën e vjetër. Pra, vazhdojnë të mbajnë pozicionet për 4 vjet, por pagat i kanë të ndryshme.

Pagën më të lartë në Kuvend e kishte deklaruar Jakup Krasniqi, i cili disa ishte deputet i thjeshtë kur e bëri deklarimin. Ai ka deklaruar se merr 32, 400 euro nga Kuvendi. Këtë deklaratë Krasniqi e kishte bërë disa muaj pas shuarjes së legjislaturës së vjetër, ku ai ishte kryetar kuvendi. Por, në bazë të vetë-deklarimit ai ka vazhduar ta marrë pagën e njëjtë. Krasniqi ka hequr dorë edhe nga posti i deputetit në legjislaturën aktuale, por jo edhe nga privilegjet.

Gazeta Fjala ka analizuar edhe pagat e deputetëve të tjerë, që nuk kanë funksione menaxheriale në hierarkinë e kuvendit. Edhe pagat e tyre në bazë të deklarimit të pasurisë janë të gjitha të ndryshme dhe lëvizin me mijëra euro njëra me tjetrën.

Arben Gashi ka deklaruar pagë prej 25,767 eurosh, përderisa Besa Gaxherri që vije nga e njëjta parti 16,000 euro, ose gati 10 mijë euro më pak. Dikush merr pagë 18 mijë euro në vit, dikush 20 mijë e dikush 25 mijë.