Asier Illarramendi në Real Madrid?!

Asier Illarramendi në Real Madrid?!

Asier Illarramendi në Real Madrid?!Mediat spanjolle kanë njoftuar sor se Asier Illarramendi është blerja e katërt e Realit të Madridit në këtë merkato pas Casemiros, Carvajal e Iscos.

Sipas këtyre burimeve, kjo gjë tashmë është kryer por transferimi nga Real Sociedad nuk është zyrtarizuar ende pasi palët duhet të mbyllin edhe çështjen e transferimit të parave te klubi bask.

Sipas përllogaritjeve, klubi merengues do të paguajë rreth 30 milionë euro për të riun e talentuar bask, të cilin tentoi ta joshte edhe Barcelona vetëm pak ditë më parë.

Asier Illarramendi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare dhe do të përfitojë rreth 2.4 milionë Euro në sezon edhe pse argjenti i tij këmbënguli gjatë për rreth 600 mijë euro më shumë.