Ashton lavdëron përparimin ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ashton lavdëron përparimin ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ashton lavdëron përparimin ndërmjet Kosovës e SerbisëNë dialogun e Beogradit e të Prishtinës është arritur progres historik në normalizimin e marrëdhënieve e me shumë rëndësi është të vazhdohet me këtë përkushtim, ka deklaruar Ashton.

“Është arritur përparim historik në normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit e të Prishtinës. Këshilli i Sigurimit pati rastin të dëgjojë adresimin e kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi dhe nga ta të dëgjojë sa është e rëndësishme dhe pozitive kjo punë për qytetarët e tyre, për stabilitetin Ballkanit Perëndimor dhe për të ardhmen e tyre evropiane”, ka thënë në KS përfaqësuesja e lartë e BE.

“Marrëveshja e parë për parimet e normalizimit të marrëdhënieve i arritur vjet ka qenë kthesë në marrëdhëniet e tyre. Zbatimi i tyre ka përfshirë mbajtjet me sukses të zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe për herë të parë në veri të Kosovës dhe integrimin e të gjitha strukturave të jurisprudencës e të sigurisë në kornizën juridike të Kosovës” ,ka thënë baronesha Ashton duke porositur që dialogu të vazhdojë.