Asgjesohen 3500 fidanë kanabis gati për tu mbjellë

Asgjesohen 3500 fidanë kanabis gati për tu mbjellë

Asgjesohen 3500 fidanë kanabis gati për tu mbjellëNjë serrë me 3500 fidanë kanabis sativa të mbjella në gota plastike, gati për tu kultivuar janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Ish-minierës së Fosforit në Fshatin Gusmar të Komunës Kurvelesh të rrethit Tepelenë.

Operacioni i koduar “Derveni” u organizua nga efektivat e Policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Personat kishin bërë gati edhe 3500 gropa gjithashtu ishin hapur edhe dy rezervate uji dhe ishte shtrirë rreth 1000 metra tubo plastike.

Grupi hetimor ka siguruar në vendngjarje prova shkencore që do cojnë në indentifikimin e autorëve , të cilët në rrugë operative janë të identifikuar nga policia.

Fidanët dhe gjithë baza materiale është shkatërruar me anë të djegies, ndërsa do të vijojë kontrolli i territorit.