Asgjë nuk e pengon Çiljetën të argëtohet

Asgjë nuk e pengon Çiljetën të argëtohet

 Asgjë nuk e pengon Çiljetën të argëtohetNëse ka një rast kur shprehja që zakonisht përdoret për femrat shtatzëna, “pritje e ëmbël” merr tamam kuptim, është ai i Çiljetës.

Ajo po që shtatzëninë e saj e ka tamam një pritje të ëmbël. Qysh kur ka ngelur shtatzënë, ka vijuar agjendën e saj të zakonshme, duke mos u privuar nga asgjë.

Madje tani në koncertet e saj shkojnë më shumë njerëz, pasi janë kureshtarë të shohin një femër seksi si ajo, si duket shtatzënë. Ka marrë pjesë në programe televizive, ka bërë një set shumë të bukur fotografish për revistën “Anabel” dhe ja ku vjen përsëri me foto të realizuara nga paparaci i Panorama plus në një nga pubet e Tiranës.

Aty këndon mikja e saj Ingrid Gjoni, ndërkohë që Çiljeta shihet duke u argëtuar me muzikë dhe mikeshën e saj. E nëse nuk do ta shihnim nga e mesi e poshtë, askush nuk do ta kuptonte që ajo është shtatzënë, pasi pritja e ëmbël nuk i ka hequr asgjë sharmit të saj. Kjo po që është një bebe që e do mamin pa ardhur akoma në jetë!