Arvizu- Gjinkuri: SHBA bashkëpunim me qeverinë e re

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ka konfirmuar bashkëpunimin e  Shteteve të Bashkuara me qeverinë Rama. Arvizu është takuar këtë të enjte me Ministrin e  ri te Energjitikës Damian Gjiknuri. Më parë diplomati amerikan ka zhvilluar takime edhe me anëtarë të tjerë të qeverisë.

“Ne vijojmë konsultimet me njërëzit që do të mbajnë pozicione kyçe në qeverinë e re. Zoti Gjiknuri na bëri një pasqyrë të proriteteve të tij. Ne jemi të vendosur të punojmë me qeverinë e re e mbështetur në çdo mënyrë të mundshme”. tha Arvizu

“Qe një takim i frytshëm shtruam disa piketa për bashkëpunim të mëtejshëm  shfaqën vizionin tonë edhe problematikën me sektorin dhe besojmë gjithmon në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara edhe në këtë sektor delikat të ekonomisë shqiptare.” tha Damian Gjinkuri