rama-arvizu-darke

Arvizu darkon me Ramën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu darkoi sonte në mbrëmje me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Të shoqëruar nga bashkëshortet, Arvizu dhe Rama për disa orë qëndruan në një restorant afër stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

As diplomati amerikan dhe as lideri i opozitës nuk bënë asnjë deklaratë për mediat.

Por përvecse një darkë familjare, padyshim që kreu i PS-së dhe ambasadori amerikan kanë biseduar për aktualitetin politik të ditës, ngecjen e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, si edhe zgjedhjen e presidentit të ri, cështje për të cilat opozita ka shprehur publikisht shqetësimin e saj, ndërsa ndërkombetarët kanë bërë thirje për president konsensual dhe mbyllje të reformës brenda 24 majit.