Arteroskleroza reduktohet nga shalqiri

Arteroskleroza reduktohet nga shalqiri

Arteroskleroza reduktohet nga shalqiriNëse keni tension të lartë të gjakut, mjekët së pari do t’ju këshillojnë të zvogëloni konsumimin e kripës. Sipas revistës “Journal of Medical Association”, konsumimi i zvogëluar i natriumit ka një efekt të kufizuar në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe një efekt minimal te njerëzit me shtypje normale të gjakut.

Hulumtuesit nga Universiteti USDA në Nevadë dhe Oklahoma, kanë bërë një hulumtim në të cilin të anketuarve u është rritur niveli i argininës për 22 për qind, pasi kishin pirë lëng shalqiri për tri javë në secilën shujtë. Arginina është një substancë e nevojshme për të prodhuar monoksid të natriumit, i cili ndikon në zvogëlimin e koagulimit të gjakut dhe mbron nga infarkti.

Studimi ka përfshirë 23 vullnetarë, të cilët çdo ditë kanë pirë 1560 gramë lëng nga shalqiri. Në një studim të kohës së fundit nga hulumtuesit e Universitetit të Kentucky, është dëshmuar që shalqiri redukton arterosklerozën tek kafshët.

Modeli i kafshëve të përdorur në studim ka përfshirë minjtë me kolesterol të lartë të shkaktuar nga ushqimi. Një grupi kontrollues i është dhënë të pihet ujë, ndërsa grupit eksperimental lëng shalqiri. Deri në javën e tetë të studimit, kafshëve që u është dhënë lëngu i shalqirit kanë pasur peshë më të ulët trupore se sa grupi kontrollues, për shkak të uljes së masës yndyrore. Ata nuk kanë përjetuar ulje në masën trupore pa masën yndyrore.

Koncentrimet e kolesterolit të plazmës ishin shumë më të ulëta në grupin eksperimentues, me koncentrimet e kolesterolit lipoprotein të ndërmjetëm dhe me densitet të ulët, të reduktuara në mënyrë modestë në krahasim me grupin kontrollues. Një matje në zonat e dëmtuara aterosklerotike u zbulua që grupi me lëng të shalqirit po ashtu statistikisht ka përjetuar reduktime të rëndësishme në dëmtimet aterosklerotike, në krahasim me grupin kontrollues. /