Artan Plakaj jep dorëheqjen

Artan Plakaj jep dorëheqjen

Artan Plakaj jep dorëheqjenArtan Plakaj, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë, në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, është personi i tretë që e braktisë këtë institucion.Plakaj, sipas burimeve të Indeksonline brenda AKI-së, ka dhënë dorëheqje për shkak të mospajtimit me menaxhimin e Bashkim Smakaj.

Dorëheqja e tij e çon në tre numrin e zyrtarëve të lartë që e lënë Agjencinë e Inteligjencës.

Kohë më parë, zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë vendim ai e kishte marrë pak ditë para se të raportojë në Komisionin Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së për aktivitetin e kësaj agjencie.

Vetë AKI e kishte mbajtur të fshehur për një kohë lajmin për opinionin.

Ndërsa dorëheqje së fundi kishte dhënë edhe drejtori i antiterrorizmit në këtë institucion, Kujtim Qerimi. Ai ishte raportuar që e la AKI-në për shkak të presioneve që kishte marrë nga krerët e këtij institucioni.

E pas të gjithë këtyre dorëheqjeve, e disa skandaleve në AKI, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi i dhanë edhe një mandat në krye të AKI-së, Bashkim Smakaj