Artan Lame: Skandali me leje korruptive dhe abuzive

Artan Lame: Skandali me leje korruptive dhe abuzive

Artan Lame: Skandali me leje korruptive dhe abuziveKreu i ALUIZNI-t Artan Lame përmes një konferencë për shtyp njoftoi sot se një pjesë e madhe e 22 mijë lejeve të legalizimeve nga 300 mijë vetëdeklarime, janë abuzive dhe korruptive.

Ai denoncoi shkeljet abuzive dhe rastet flagrante të korrupsionit me lejet e legalizimeve.

“Është deformuar procesi i legalizimit duke u dhënë toka njerëzve që janë zgjedhur me gishta. Janë legalizuar me shumicë objekte luksi, si lokale, hotele, etj. Janë bërë legalizime nëpër oborre shkollash, kopshtesh, spitale, nëpër mure bashkish. Janë bërë legalizime në breg të detit, të përrejve. Në dosjet tona ekzistojnë objekte të legalizuara ndërkohë që po të shkosh në terren ky objekt nuk ekziston fare. Po të shkosh është ajër e baltë. Janë përgatitur dosje për legalizimin e godinave beton arme të cilat në terren janë vetëm blloqe bukë peshku. Në çfarëdolloj dosje të 2013 ka shkelje pa fund. Noterë, që vulonin deklarata falso. Punonjës të hipotekave të Monumentit të Kulturës që në vend që të mbronin interesat e shtetit kanë abuzuar” – tha Lame.

Me tej ai u shpreh se sportelet e ALUIZNI-t po përmbyten nga një valë e paimagjinueshme, ankesash, kërkesash për atë që ka ndodhur vitet e fundit.