Arsene Wenger i kënaqur me kthimin e Abou Diabyt

Arsene Wenger i kënaqur me kthimin e Abou Diabyt

 Arsene Wenger i kënaqur me kthimin e Abou Diabyt Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur i kënaqur me kthimin e Abou Diabyt nga lëndimi.

“Diaby u bë gjithnjë e më i fortë gjatë ndeshjes. Mendoj se ishte i ngjashëm me pjesën tjetër të skuadrës. Filloi shumë ngadalë dhe u bë më i fortë në pjesën e dytë të ndeshjes”.

“Vendosa të rrezikoj, sepse mendova se ishte e nevojshme. Është mirë që arriti t’ia dalë. Ai do të bëhet më i fortë shumë shpejtë”, ka thënë Wenger për faqen zyrtare të klubit.