Arsene Wenger: FA Cup na ka lënë prapa në Evropë

Arsene Wenger: FA Cup na ka lënë prapa në Evropë

Arsene Wenger: FA Cup na ka lënë prapa në EvropëMenaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se FA Cup dhe përgatitjet për garën dytësore e kanë lënë prapa ekipin e tij për Ligën e Kampionëve.

Wenger thotë se ndeshjet e shpeshta në FA Cup kanë penalizuar ekipin e tij për të pasur sukses në Ligën e Kampionëve, pasi edhe këtë javë Arsenali ka ndeshje në FA Cup kurse tani në mesjavë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

“Eshtë me rëndësi që ne ta marrim seriozisht secilën garë. Ne nuk e fitojmë shpesh, por pesë herë gjatë kohës time këtu”.

“Askush nuk e fitoi më shumë në 18 vite, askush s’e ka marrë më seriozisht se ne. Por, kjo na ka bërë të vuajmë në Ligën e Kampionëve”.

“Shumë herë Kupat kanë qenë para Ligës së Kampionëve dhe kemi humbur edhe lojtarë. Më kujtohet kur luajtëm në FA Cup ndaj Manchester Unitedit e tri ditë më pas ishte sfida ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve. Natyrisht, e humbëm për shkak të lodhjes”, u shpreh Wenger.