Arsenali serioz për Wayne Rooneyn

Arsenali serioz për Wayne Rooneyn

Arsenali serioz për Wayne RooneynArsenali raportohet se po i bën konkurrencë Chelseat në përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.

The Guardian raporton se Arsenali është gati ta bëjë Rooneyn lojtarin më të paguar në skuadër, dhe t’i hakmerret United pas humbjes së Robin van Persiet në kahe të kundër sezonin e kaluar.

“Kjo na ndodhi neve vitin e kaluar dhe mund t’u ndodhë edhe atyre. Rooney ka kontratë edhe dy vite e gjysmë, andaj është United që duhet ta marrë vendimin. Por ne nuk e kemi problem pagën e Rooneyt”, ka thënë Wenger për mediat britanike.

Chelsea së fundi konfirmoi se ka bërë ofertë për Rooneyn, që është refuzuar nga Djajtë e Kuq.