Theo Walcott 10

Arsenali pranë Ligës së Kampionëve

Arsenali është shumë pranë kualifikimit të Ligës së Kampionëve pasi ka shënuar fitore minimale prej 1-0 ndaj skuadrës italiane, Udinese.

Ndeshja në Emirates filloi me dominimin e plotë të vendasve të cilët kaluan shpejtë në epërsi. Një harkim i ulët në zonë e gjen të lirë Theo Walcott i cili pa ndonjë problem të madh realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Topçinjve në këtë takim (4’).

Në vazhdim të takimit Udinese pati një rast të mirë, por nuk arriti ta konkretizojë në lojë dhe përkundër dominimit të anglezëve në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pa ndryshuar.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Friuli të Udines, ku Udinese do të tentojë ta shkrijë disavantazhin prej 1-0.

Në ndeshjet tjera Kopenhagen ka pësuar humbje 3-1 në shtëpi nga Plzen, Twente ka barazuar 2-2 në Enschede me Benfican, kurse Lyoni ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Rubin Kazanit.