Xherdan-Shaqiri

Arsenali pas Shaqirit

Xherdan Shaqiri është bërë objektiv i ri i Arsenalit. Sipas mediave angleze, ‘Topçinjtë’ e shohin mesfushorin kosovar si alternativë ideale të Zarates e Hazardit, dy objektivat primarë të klubit anglez. 

Vlera e 19 vjeçarit është 10 milionë euro, për të cilat Baseli nuk do të thoshte JO. Për Shaqirin, interesim kanë shfaqur edhe dy klubet tjera angleze, Manchester United e Liverpool, por edhe ato gjermane Bayern Munich, Hamburg e Borussia Dortmund, si dhe ato italiane, Udinese, Juventus, Napoli, Palermo, Lazio, Inter e Milan.