f.0913225426317_m

Arsenali nuk arrin të fitojë

Topçinjtë nuk kanë arritur të shënojnë fitore përballë Borussia Dortmundit, edhe pse deri në fund të takimit patën avantazh minimal.

Pa u mbyllur gjysma e parë e ndeshjes së zhvilluar në Signal Iduna Park, Robin Van Persie e kaloi Arsenalin në epërsi (42’).

Mirëpo, dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Ivan Perisic siguroi një pikë të artë për kampionin e Gjermanisë (88’).

Ndeshja tjetër e Grupit F ka përfunduar me fitore minimale të Marseille si mysafir i Olympiakos Piraeus.